Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur reagimin e ministrit të Shtetit gjerman për Europën Michael Roth i cili argumentonte se Europa duhet të çelë negociatat për Shqipërinë.
Në shkrimin botuar në median gjermane, Roth apelonte se BE s’duhet të verbohet nga politika e papërgjegjshme e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe protestat e dhunshme.
“Një editorial shumë kuptimplotë sot nga Ministri i Shtetit gjerman për Europën, në prestigjozen Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shkruan Rama teksa ndan disa nga fragmentet kryesore të shkrimit.