Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pritur sot Përfaqësuesin Special të OSBE, Ambasadorin Andreas Nothelle, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bernd Borchardt, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Në takim u bisedua për sfidat e Shqipërisë , e cila do të marrë Presidencën e OSBE në vitin 2020.
“Shqipëria po përgatitet seriozisht për të përmbushur me sukses të gjitha detyrat në kuadrin e Presidencës së OSBE-së, për të kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në të gjitha rajonet ku OSBE është prezente, por edhe në rajonin tonë.
Presidenca e OSBE-së është një mundësi që Shqipëria të konfirmohet si një faktor kyç për garantimin e sigurisë dhe paqes në botë dhe si një kampion i vlerave evropiane e perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të mbështesë maksimalisht Qeverinë dhe institucionet shqiptare të angazhuara në këtë lidership”-tha Ruçi.
Ambasadori Andreas Nothelle, i cili është në Shqipëri për të ndihmuar shërbimet e Kuvendit dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për kryerjen me sukses të misionit të Shqipërisë si Presidente e OSBE-së në vitin 2020 tha se komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë te Shqipëria.
“Komuniteti ndërkombëtar ka besim të plotë se Shqipëria do ta përmbushë me sukses të plotë këtë mision të rëndësishëm në nivel global. Asambleja Parlamentare dhe Sekretariati i OSBE-së janë krenarë për Presidencën shqiptare, angazhimin tuaj dhe pritshmëritë e mëdha që kemi nga kjo Presidencë. Shqipëria do të tregojë se si një vend i vogël mund të bëhet një lidership i madh.”, theksoi ai.
Kryetari i Kuvendit Ruçi, Ambasadori Nothelle dhe Ambasadori Borchardt biserduan edhe mbi situatën politike në Shqipëri. Përfaqësuesi Special i OSBE Nothelle nënvizoi se turbulencat politike në Shqipëri mund të zgjidhen vetëm me dialog dhe në mënyrë paqësore, duke përjashtuar kategorikisht përdorimin e dhunës.
Bota alarmuar se mos investimet e tyre mijeravjecare per zhberjen e shuarjen e shqiptareve po ju shkojne per pambuk! Gjitjsesi kjo ka dhe do te ndodhe. Bota te kerkoje ndjese per racizmin e krimet e kryera ndaj fares sone qe me renien e Ilirise nen Rome, Stamboll, Beograd e Athine dhe nese nuk kane ndonje gje te mire per te dhene e thene , te mos i hedhin fjalet si lopa bajgat!
Zgjedhjet lokale asnjehere nuk jane vetem lokale.OSBE e di kaq gje.Nese i lihen 61 bashkite Rilindjes rrotacioni i 2021 behet pothuajse i pamundur pavaresisht vjedhjeve e abuzimeve te pushtetit qendror qe vecse do te intensifikohen.Rezultati: me 2021 sajojne nje mazhorance 71 vota ne darke e 69 ne mengjes, dmth qeveri mizerablisht te dobet e qe sdo mund te beje dot asnje reforme per te qene, sidomos ato per dekorruptimin e dekriminalizimin, ekonomine e shendetesine etj…qeveri kukull e mazhorances se sotme e imteresave te saj.