Eurokomisioneri, Jonahes Hahn deklaroi se sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin çdo veprim që konsiderohet si provokim nga të tjerët.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të zgjerimit në Komisionin Euroipan, Han tha se progresi i bërë nga Kosova është vënë në hije nga taksa ndaj Serbisë, e cila sipas tij duhet të hiqet.
“Serbia dhe Mali i Zi duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat në zbatimin ligjor. Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të dyja vendet duhet të shmangin çdo veprim që konsiderohet si provokim nga të tjerët.
Progresi i bërë i Kosovës është vënë në hije nga taksa, e cila duhet të hiqet. Turqia ka nisur të largohet nga BE duke larguar balancën në sistemin politik.
Edhe në 2018 KE vuri në pah se negociatat e Turqisë janë të bllokuara dhe ky vlerësim është edhe për këtë vit.
Kjo është paketa e fundit që raportojmë dhe duhet të shpreh mirënjohjen tuaj për angazhimet e treguara. Të gjithë duhet të jemi krenarë për arritjet, por ajo që është arritur është e mundur edhe falë angazhimit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer”-tha Hahn. (TemA)
Haradinaj Ik , nuk mund te negocioj nje njeri llogoresh, mbaje nderin e luftetarit lere pushtetin njerezve te ditur o LLOGORE
ME RAMUSH GOMARIN SHQIPET DO HUMBIN SHUME