Rekomandimi për çeljen e negociatave, eurokomisioneri Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shembuj pozitivë në Ballkan

29 Maj 2019, 13:44Politika TEMA

Pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, eurokomisioneri Johanes Hahn u shpreh se këto dy vende janë shembuj pozitiv për Ballkanin.

Hahn vlerësoi edhe reformën në drejtësi, ndërsa e cilësoi atë si një shembull të paprecedentë të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces ky, që sipas tij, do të kthejë besimin e munguar të publikut dhe të qytetarëve te  sistemi i drejtësisë.

“Për herë të parë nuk doli raporti në media. Kjo është gjë e mirë. 2018 ishte një vit i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e Prespës ishte drita e këtij viti. Zgjidhja e një konflikti që zgjaste  prej vitesh. Shembujt më të mirë janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Të dyja vendet kanë zbatuar e plotësuar reformat, sidomos nga fushat e kërkuara nga BE. Shqipëria ka ndjekur një transformim  të madh në sistemin e drejtësisë. Një vlerësim të paprecedentë të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kjo është për të ndërtuar besimin tek gjyqësori. Bashkëpunimi  ndërkombëtar ka çuar në shumë suksese, por sigurisht më shumë duhet bërë, por duhet ta njohim atë që është arritur.

Maqedonia e Veriut ka arritur një marrëveshje historike me Greqinë dhe ka zbatuar paragrafët e kushtetutës dhe kjo është njohur nga Greqia duke e mbështetur anëtarësimin në NATO. Maqedonia e Veriut është bërë një shembull i fqinjësisë së mirë për të gjithë  rajonin. Maqedoni e Veriut është i vetmi vend që nuk ka problem me fqinjët.

Zgjedhjet presidenciale janë zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme.  Por duhet të zbatojnë reformat në sistemin ligjor Mali i Zi dhe Serbi.

Presidenti Vucic dha një fjalim që nga pikëpamjet e mia ishte pozitiv. Kosova duhet të zbatojë MSA dhe të largojë tarifën  100 për qind dhe shpresojmë që në qershor të kemi takim me palët, por duhet të zhbllokohet situata e tyre.

Çdo gjë që po bëjmë bazohet në fakte të forta dhe analiza jonë është që vendet anëtare duhet ta kuptojnë dhe të mbështeten tek ajo.

I gjitha Ballkani Perëndimor ka  nevojë për gjëra më të prekshme në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Kemi dhënë këtë vit vëmendje aktiviteteve të Kinës në rajon, nuk po i kritikojmë ato por ata kujdesen më shumë, standardet europiane duhet të respektohen.  Duhet të kujdesemi për një zhvillim të qëndrueshëm të vendeve dhe këto elementë duhet të respektohen.

Do të doja të përsërisja, duhet të kuptojmë se nisja e negociatave nuk do të thotë se e kemi përfunduar nesër apo pasnesër. Me Kroacinë zgjati 8 vite dhe është jorealiste të mendojmë se një proces do jetë më i shkurtër. Do jetë e bazuar në meritë. I gjithë procesi është mundësia më e mirë për të ndryshuar situatën në vende drejt standardeve europiane”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje