Nga Ben Andoni
Është e vërtetë se qysh në vitin 2016 Shqipëri është rekomanduar katër herë për Hapjen e Negociatave nga Komisioni Evropian. Dhe, plot tre herë jemi kthyer pas nga Këshilli i Evropës, Institucion Suprem i BE-së, që rolin e madh të Komisionit e zvogëlon thatë me argumentet që gjenden lehtë për vendin tonë.
Këtë herë është pothuaj e ditur se Shqipërisë do t’i jepet një mundësi ndoshta në Vjeshtë, që bashkë me Maqedoninë e Veriut (Kjo ndoshta mund ta marrë menjëherë) t’i bashkangjiten udhës, ku duhet të plotësojnë dokumentacionin e duhur, të cilin Serbët dhe Malazezët e realizuan dhe tashmë kanë kaluar 1/3 e përmbushjes së detyrimeve drejt BE-së. Serbia dhe Mal i Zi, dy vendet e luftrave të përgjakshme ballkanike, janë para nesh, teksa ne vetëm vazhdojmë luftën kundra vendit tonë!!!
Që të arrish në këtë stad nuk është aspak e lehtë për vende si Shqipëria, por të gëzosh në këtë masë për mos-integrimin është hidhësi dhe fatkeqësi. Duket se vetëm ambasadori Soreca ka gjetur kohë që kur i ka përcjellë dokumentin kryeministrit të vendit të shprehet me nota vlerësuese dhe inkurajuese: “Konsensus për integrimin, tejkaloni polarizimin, tejkaloni ndasitë partiake. Të jeni të bashkuara përpara integrimit. Ne ritheksojmë të angazhoheni në dialog, Sot Shqipëria ka arritur një gur kilometrik shumë të rëndësishëm”. Më këndshëm, më bukur, më drejtë se kaq nuk mund të flitet për një vend që ka shporrur një diktaturë dhe po rreket në tre dekada të gjej identitetin e vet përmes lindjes së elitave që kërkojnë të vetë-identifikohen sesa të prodhojnë modele zhvillimi për vendin.
Një mësim të madh duhet të marrë Edi Rama kryeministri i vendit që megjithë listën e skandaleve nuk ka ditur të bëj një Mea Culpa pse jo dhe një dorëheqje, kurse një po kaq të madhe i takon Lulzim Bashës kreut të opozitës dhe shpurës së tij, që një ditë të vetme të rreshtnin nga anatemat për hir të vendit. Një keqardhje e madhe të vjen për të gjithë njerëzit që janë marrë me integrimin e vendit, të cilët sapo nuk janë në pushtet vetëm vjedhin vrer dhe duket se çdo kritikë të dokumentit të Komisionit Evropian e kthejnë në zi për vendin!!!
Shqipëria është kështu si është sepse kaq dimë të ndërtojmë. Shqipëria është kështu si është sepse kaq kemi vizion. Shqipëria është kështu si është sepse ende nuk kemi një model zhvillimi për vendin. Shqipëria është kështu si është pasi kryeministri i vendit e ka të vështirë të shikojë realitetin e vendit, ashtu si kreu i opozitës i janë errur sytë për pushtet, që herët ose vonë do ta ketë të gjithin për vete për ta shpërdoruar njësoj si paraardhësit e tij.
Është turp që në këtë ditë të jetë më shumë pozitiv ambasadori Soreca sesa vetë ne shqiptarët. Është thjesht turp. (Javanews)
E mo loqe Prap me nje vrime i bjen kavallit LEGEN I METES.
Nuk e di ne titulli eshte i z. Andoni apo i redaksise. Gabim shume i madh, Soreca eshte me i zgjuar se zoteote. Po me te zgjuar jane dhe te gjithe shqiptaret qe nuk shkojne pas kazanit dhe kazanisteve si puna e ketij gazetari koti. Shqiptaret nuk kane qene kurre kunder negociatave apo hyrjes ne BE. Ju gazetaret do te ngeleni pa shkruar per kete teme nqs hapen negociatat. Jeni te varfer ne tema dhe ne mendime, sapocfaqet ne horizont nje teme e lakoni e beni telef. Nuk eshte me pozitiv Soreca ai ben detyren kurse shqiptaret jane 99% pro hapjes. Juve ju jane zene syte e nuk shihni dot ato qe duken, gjynah per ju.
Kunder eshte vetem pronari jot o Bq. Te fala Likes dhe Cizmes.
Ndonje vrejtje per Meten kishe? Apo po nxjerr kunjin vetem me Ramen dhe me Lulin? Te jesh sherbetor nuk eshte turp, por edhe per tu mburrur nuk eshte o analisti i turnit.
Edhe eshte edhe s’eshte me barre!?
Enderroni nje here sikur njekohesisht:
– Rama te jape doreheqjen..
– Basha te jape doreheqjen..
– Berisha te heqe dore pergjithmone nga politika..
– Meta te dorehiqet si president..
– Te gjithe kryetaret e partive te tjera te dorehiqen..
– Ambasadoret e vendeve te BE-se te krijojne nje qeveri teknike dhe
– nje asamble kushtetuese me specialiste te spikatur dhe te pavarur..
– Asambleja kushtetuese te votoje nje kryetar te shtetit..
– Asambleja kushtetuese te perfundoje reformen ne drejtesi..
– Frontex-i te marre komanden e Ministrise se brendeshme..
– Brenda nje viti te organizohen zgjedhje lokale dhe te pergjithshme me sistem mazhoritar.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………
Nese Rama, Berisha, Meta, etj. e duan Shqiperine..