Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin, s'duhet të verbohemi nga politika e papërgjegjshme e PD-LSI

29 Maj 2019, 11:59Blog TEMA

Nga Michael Roth, Frankfurter Allgemeine Zeitung*

Kryetarët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian e kanë hapur perspektivën e anëtarësimit për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor që në vitin2003. Këtë premtim e përsëritën në vitin 2018.  Komisioni i BE-së do të publikojë këtë të mërkurë raportet vjetore për të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe do të rekomandojë  çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai çertifikon për të dy këto vende, se i kanë bërë „detyrat e shtëpisë“  dhe se i kanë plotësuar kushtet që iu vendosën prej Këshillit vitin e shkuar. Tani e ka radhën BE të “bëjë detyrën e vet“. Ne i qëndrojmë fjalës dhe duhet të mbajmë premtimin. Sepse për Ballkanin Perëndimor është shumëçka në lojë. Dhe për Bashkimin Evropianbëhet fjalë për interesa jetësore në aspektin e sigurisë, por edhe për besueshmërinë e tij.

Te shumë të rinj në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut Evropa e bashkuar e vlerave të përbashkëta nuk ka humbur asgjë prej rrezatimit të saj. Brezi i ri, në pjesën dërrmuese të tij,  kërkon demokraci, shtet të së drejtës, mirëqenie, siguri dhe liri. Bashkimi Evropian ka nxjerrë mësimet e veta nga anëtarësimet e shkuara dhe kërkon prej vendeve kandidate të kenë plotësuar disa kushte që përpara nisjes së bisedimeve.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  janë duke punuar për një progra ambicioz reformash dhe kanë arritur progres të prekshëm në këtë drejtim. Në të dy këto vende populli dhe qeveria tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme në funksion të  afrimit me Bashkimin Evropian.

Me zgjidhjen e konfliktit për emrin – përkundër të gjithërezistencës – Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë shkruar një pjesë tëhistorisë evropiane.  Kësisoj bëhet i mundur fillimi ibisedimeve të anëtarësimit, rekomanduar prej Komisionit Evropian në mënyrë të herëpashershme që prej vitit 2009, pasi Greqia nuk e bllokon më këtë proces.

Përpos kësaj qeveria ka hedhur piketat në reformat prioritare të përcaktuara nga BE, sikurse janë sektori i administratës publike, kontrolli i shërbimeve sekrete dhe lufta kundër korrupsionit. Thënë shkurt:  Maqedonia e Veriut gjendet në një kurs të vendosur reformash.

Në Shqipëri gjendja, në pamje të parë, duket më e komplikuar. Kjo lidhet para së gjithash me faktin që opozita ia del gjithnjë të prodhojë pamje dramatike – në vend që  të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në kontekstin e një konkurrimi politik idesh në parlament, të cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politikë e papërgjegjshme obstruksioniste nuk duhet të errësojë gjithë sa vendi ka arritur.

Në kuadër të reformës në drejtësi, përmes një procesi deri më tani unik në mbarë botën – shoqëruar nga ekspertë evropianë – është duke u verifikuar integriteti i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Rreth dy të tretat e subjekteve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të verifikuar deri më tani nuk e kanë kaluar me sukses këtë test.

Ata janë larguar në mënyrë konsekuente nga postet e tyre, të cilat janë duke u plotësuar hap pas hapi. Organet shqiptare të sigurisë – policia dhe strukturat e mbrojtjes së kufirit – bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mirë me autoritetet  gjermane, austriake dhe italiane, e që prej pak kohësh edhe me Agjencinë e BE-së për Mbrojtjen e Kufirit FRONTEX. Shqipëria ka bërë një pjesë të mirë të rrugës në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian; veç të tjerash ajo është  anëtare e NATO-s që prej vitit 2009.

Stabilizimi dhe përfshirja e rajonit është në interesin evropian, e para sëgjithash në atë gjerman. Në fund të ditës Ballkani Perëndimor është atriumi i shtëpisë evropiane. Situata e këtyre vendeve, që shtrihen në mes të Evropës, rrethuar plotësisht nga shtete të BE-së, na prek drejt për së drejti. Nëse BE i kthen shpinën këtij rajoni, do të vinte në rrezik zhvillimet pozitive dhe do t’ua linte fushën aktorëve të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia.

Dhe që Bashkimi evropian të humbë ndikim në mënyrë të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk mund të jetë në interesin tonë.  Suksesi në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian përcaktohet para së gjithash prej faktit, nëse ne do të mund të paqëstojmë, stabilizojmë dhe demokratizojmë Evropën në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë qëllim duhet të veprojmë duke vështruar para, me urtësi dhe kurajo.

E qartë mbetet një gjë: rruga drejt BE-sëështë e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra nuk bëhet fjalë aspak për një automatizëm anëtarësimi, përkundrazi  kemi të bëjmë vetëm me etapën e parë të një procesi që – referuar përvojës – zgjat për vite të tëra. Në fund të fundit perspektiva e anëtarësimit për vendet e Balllkanit Perëndimor është një mundësi e shkëlqyer – po kështu edhe për BE-në. Në këtë mënyrë dërgojmë një sinjal të rëndësishëm në mbarë rajonin:  përpjekjet për pajtim dhe reforma të vështira ia vlejnë.  Dhe se tek Bashkimi Evropian mund të besosh.

Përpjekjet e suksesshme në vendet aspirante duhet të ndiqen nga një progres konkret në procesin e anëtarësimit. Vetëm fjalët e ngrohta nuk mjaftojnë, sepse përndryshe premtimi për anëtarësim shndërrohet në një frazë boshe. Ballkani Perëndimor mbetet guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, atij të demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës në siguri dhe mirëqenie. Vlerat tona mund të jenë vënë nën trysni, por ato vazhdojnë të mbetenprodukti më i rëndësishëm i eksporteve tona.

*Michael Roth është deputeti SPD-së në Bundestag që prej vitit 1998 dhe që prej vitit 2013 mban postin e ministrit të Shtetit për Evropën pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme.

7 komente në “Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin e tij për Shqipërinë dhe Ballkanin, s’duhet të verbohemi nga politika e papërgjegjshme e PD-LSI”

  1. E VIVA EUROPA

    POSHTE BANDAT E DOVLETIT E TALIBANEVE
    NJEREZ PRIMITIVE NE PAMJE TRU E KULTURE QENSH HISTERIKE

  2. Sqepari says:

    Ka nevoje gjithnje qe Talibaneve kandaharas shqipfoles t’u thote dikush qe jeni as me shume e as me pak se armiq te Shqiperise.

  3. Flutura says:

    Eshte e shkruar e verteta ne gur.

  4. marjani says:

    per te mbijetuar gjithkush do bente me keq dhe jo me mire sec beme ne si shqiptare ,sa e meritojme ne ,e verteta gjithmone e kemi merituar,por fatkeqesisht asnjehere te privilegjuar jo per fain tone dhe kjo fatkeqesisht,super besimi ka dhene dhe ka lejuar hapsira per disfata ne shkulje hunjesh nga themelet e ketyre trojeve nder shekuj plage te pa sheruara ende qe gjurmet e thonjte ndihen e pikojne akoma e socmia qe eshte detyrim moral per ish perdhunuesit e ketyre trojeve nder shekuj te pa ngopur per cka su ka takuar kurre do sheronte dicka por a e kuptojne shumeca si shume te rinj qe nuk gjejne kohe per te pranuar te verteten e lashte po aq te lashtesa gjithe brezat,ado burrerohen keta djelmosha ndo nje here apo do vazhdoje nje adoleshence e perjeteshme,te uroj shume shume fat SHQIPERI.

  5. Xheku says:

    O fshataret e ndyr. E duan Shqiperin me shum se ju te huajt o vermi. Burgu po’ vjen vermiiiii.

  6. Zeqineja says:

    A e kuptojne Haxhi Qamilistet kete gjuhe? Ata qysh ne lindje jane mesuar me dajak. Dhe si puna e qenit te rahur respektojne ate qe i reh dhe jo ate qe i mbron.

  7. ALBAN DEGA says:

    TE PAPERGJEGjEGJHEM DHE RRENIMTARE !

    – DIAGNOZE ME SAKTESI GJERMANE ME DY FJSLE PER OPOZITEN ATDHERRENUESE ATDHESHITESE E
    ATDHENXIRESE TE SALEH LIKE LULUSH MONA
    MEDIHOXHE MUL …. MILLOSH PUTANINIT !
    TE PAPERGJEGJSHEM SI ATA !
    OBSTRUKSIONISTE – RRENIMTARE SI ATA!
    JO NJE … AS DY … AS TRI…. POR MBI 15 HERE NE 13 VJET SALIKEKRACI !
    DHE KANE CMENDURINE TE BEJNE SHANTAZHI,TE KERCENOJNE ME DHUNE, ME REVOLUCION ALA KASTRISTO- BOLSHEVIK QEVERINE E ZGJEDHUR NE MENYRE DEMOKRATIKE, TE SULMOJNE ME MOLOTOVE PUTINISTE E TRITOL SERB, ME TYM E FLAKE SELINE E QEVERISE DHE TE KUVENDIT TE SHQIPERISE, TE SHAJNE, TE SHTYJNR E DHUNOJNE DREJTUES POLICIE NE KRYEINSTITUCIONE TE TYRE, TE KEPUSIN GISHTA POLICESH DUKE U SHTUAR KRIMEVE PAFUND TE TYRE 13 VJECARE, DERI NE KRIME KUNDER NJEREZIMIT SI AI KUNDER REMZI HOXHES, 97- ES, GRUSHTI PARAMILITAR SERBO- VICIDOL I 14 SHTATORIT 98, GERDECIT, 21 JANARIT 2011 PER 13 VJET KRIME TE REJA
    ME ZE E ME FIGURE, QE SHKOJNE DERI NE KERCENIM PUBLIK ME EKZEKUTIM TE KRYEMINISTRIT SHQIPTAR- NJE AKT I MIREFILLTE TERRORIST NE MBARE BOTEN EFHE JO DEMOKRATIKE, QE NUK E KA BERE AS NIKOLLAS MADURO KUNDER KRYEOPOZITARIT TE TIJ DHE LIHET I LIRE QENI I TERBUAR RUSO- SERB SALEH RAMOLLAH AJATOLLAH MILLOSHEVIC PUTANINI!
    PO A KA FRYMEZIM ME TE MADH PER VRASJE E PER TERROR PER KRIME TE RENDA SE KY ORE PROKUHORAT E ADRIATIK PALLES E GJYKATES TE XHEZAIR ZAGARNJORIT E ANUSLISTA ANTILIGJORE SI NJE FARE CLIRIM GJATA E CO. U BEJNE FRESK DHE K PARQESIN SI VEPRIME TE LIGJSHME,
    KUR NJE ISH- DEPUTET 28 VJECAR I KUVENDIT TE SHQIPERISE, KUR NJE ISH- PRESIDENT 5 VJECAR KUR NJE ISH KRYEMINISTER 8 VJECAR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE, KUR NJE DOKTOR PROFESOR ME TITULL 24 KARAT PLAGJUATURE, I SPECIALIZUAR NE DJEPIN E DEMOKRACISE BOTERORE NE FRANCE, KERCENON ME EKZEKUTIM ME SNAJPER E ME PLUMBA KRYEMINISTRIN E ZGJEDHUR NE MENYRE DEMOKRATIKE TE NJE SHTETI DEMOKRATIK ATEHERE CFARE MUND TE PRESISH NGA KRIMINELE E TERRORISTE TE HURIT E TE LITARIT !?
    BAZUKAT, TOPAT , TRITOLIN C-4 C-8 , AEROPLANET CIVILE RAKETA ALA 11 SHTATOR 2001!
    DHE KANE PAFYTYRESINE E CINIZMIN SKAJOR TE NA AKUZOJNE QEVERINE E SOTME TE ZGJEDHUR NE MENYRE DEMOKRATIKE PER KRIM TE ORGANIZUAR, PER VJEDHJE VOTASH PER KANABIZIM TE SHQIPERISE SE LAZARATIZUAR PREJ ATYRE VETE NGA VERMOSHI E LUMI I GASHIT E DERI NE KONISPOL KARABURUN NGA ATA VETE, E KUR TE GJITHE MEKANIZMAT THELBESORE TE ADMINISTRIMIT TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARÉ TE 25 QERSHORIT 2017 ME MINISTER TE BRENDSHEM, ME MINISTER DREJTESIE, ME 5 MINISTRI TE TJERA, ME KRYETAR TE KOMISIONIT QENDROR TE ZGJEDHJEVE, ME KRYETAR TE GJYKATES KUSHTETUESE, ME AVOKAT TE POPULLIT I MOREN DHURATE QELEPIR NGA KY KRYEMINISTER!
    E KUR ATA KONTROLLONIN E KOMANDONIN CDO HALLKE TE SISTEMIT TE DREJTESISE SHQIPTARE ME KRYETAR TE GJYKATES KYSHTETUESE, ME KRYETAR TE GJYKATES SE LARTE, ME PROKUROR TE PERGJITHSHEM, ME KRYETARE TE TE GJITHA GJYKATAVE E KRYEPROKURORE E PROKURORE TE TE GJITHA RRETHEVE I KISHIN 24 KARAT KAMIKAZE TE VET ESHTE TE VESH KUJEN E TE LUTESH:
    – ZOT RUAJNA MENDTE TE KRESE!
    MOS VALLE EDI RAMA DHE QEVERIA E TIJ VETE APO VETE LULEZIM BASHA VETE DHE GANGSTERET E BERISHES! VODHEN EDHE VOTAT E 23 KORRIKUT 2017 DHE TE VITIT TE KALUAR EDHE NE ZGJEDHJET E BERA NE VETE GJIRIN E PARTISE DEMOKRATIKE QE NXOREN FITUES TE KANDIDATIT TE VETEM TE SAJ LULUSH KARABUSHIN !?
    ATEHERE VETVETIU LIND PYETJA PER CDO SHQIPTAR ME DY PARE MEND NE KOKE ;
    – A MUND TU BESOHET QEVERiSJA E SHQIPERISE QOFTE EDHE PER NJE DITE TE VETME KETYRE KRYEBANDITEVE TE BANDES SE GANGSTEREVE POLITIKE BIOLOGJIKE OTURAKO- MEDIATIKE TE SALIKE FLORI- GERDECIT !?
    – A MUND TU BESOHET PERSERI QEVERISJA E DHTETIT SHQIPTAR KESAJ “ MAFIA KREJT JASHTE KONTROLLIT” TE SALULUSHIT QE VJEDH VOTAT, QE SHET SA FRENGU PULEN RENDITJEN NE LISTAT E DEPUTETEVE TE SAJ.., QE VJEDH EDHE SHTEPINE E FAMILJEN E VET POLITIKE, PARTINE DEMOKRATIKE TE SHQIPERISE !
    TE BESH KOMPROMISE, TE BESH PAZARE POLITIKE ME KETA KRYEKRIMINELE, KRYEVRASES, KRYEHAjDUTE EDHE TE PARTISE E ZGJEDHESVE TE VET DO TE THOTE TE JESH NJESOJ Si ATA FHE ME KEQ SE VET ATA!
    ME THUAJ ME KE RRI TE TE THEM SE CILI JE, THOTE SOVRANI!
    AS EDI RAMA ASKUSH NUK BEN PERJASHTIM NGA KY RREGULL FILOZOFIK I POPULLIT SHQIPTAR !
    ASKUSH, AS EDI RAMA NUK KA TAGER AS KARTABIANKE PER TE BERE PAZARE ME VOTEN, ME VULLNETIN E POPULLIT SHQIPTAR !
    ASKUSH NUK QENDRON MBI VOTEN E VULLNETIN E POPULLIT!
    ASKUSH NUK QENDRON MBI LIGJIN E KUSHTETUTEN!
    AQ ME PAK NJE PRESIDENT HAJDUT ME CIZME I VETKAPUR NE FLAGRANCE ME ZERIN E FIGUREN E TIJ … DHE TURPI I SHQIPERISE DHE EVROPES MBARE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje