REAGIMET/ Opozita e tërbuar pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave: Do e shihni më 2 qershor, tani nuk ka më lule, vetëm përplasje

29 Maj 2019, 19:50Politika TEMA

Opozita duket se e ka përjetuar keq rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Disa prej eksponentëve të saj, gjatë prononcimeve të tyre, kanë thënë se duke nisur nga 2 qershori, nuk do të ketë më lule, por vetëm përplasje, ndryshe nga protesta e fundit, ku opozita u përmbajt dhe shmangu aktet e dhunës.

Reagimet

Mesila Doda, sekretare e Përgjithshme e PDIU: Protestë përballje e vazhdueshme e pa asnjë tërheqje. Nuk mundet më të vazhdojmë me protesta me parulla e lule. Në një vend europian e në një demokraci të konsoliduar kjo duhet të ishte mënyra e protestes, por kemi përballë një regjim autokratik e një demokraci që po shpërbëhet de facto e de jure. Vendi ndodhet në udhëkryq e në asnjë rast nuk mundet të sakrifikojmë demokracinë e pluralizmin në vend. Nëse ka njerëz që janë mësuar të ulin koken përballë dhunës e pushtetit ne duhet të zgjedhim t’i themi “JO” çdo regjimi autoritarist e kleptokratik.

Edi Paloka, nënkryetar i PD: Gjithë qëndrimet dhe mesazhet e Ramës, përfshi atë të dhënë nga vila e diktatorit, janë thirrje për luftë. Shqiptarët duhet t’i përgjigjen dhe do i përgjigjen. Ai harron që ka përballë njerëz që nuk kanë më asgjë për të humbur. Të shohim si do i dalin llogaritë, Ramës!

Luan Rama, nënkryetar i LSI: Forca e opozitës mbi të gjitha qëndron tek cilësia qytetare e protestës, e cila duke bërë të veten kauzën e lirisë për të zgjedhur e jo thjeshtë për të votuar, ka të legjitimuar rezistencën si mënyrë sjelljeje në të gjitha format e shfaqjes së rezistencës qytetare ndaj të keqes; me lule dhe me zemër, me parrulla dhe përballje! Vetëm nuk duhet harruar për asnjë moment; e keqja nuk ikën vetë, ajo duhet luftuar! Kete na e mëson përvoja botërore e luftës për liri dhe demokraci, këtë na e mëson edhe përvoja shqiptare e shekullit të kaluar!

Fatmir Mediu, kryetar i PR: Çdo mjet demokratik për të ruajtur pluralizmim politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Për të garantuar një qeverisje që i shërben interesit kombëtar, qeverisjes për njerëzit dhe jo për krimin dhe korrupsionin.

Nard Ndoka, kryetar i PDK: Opozita e Bashkuar duhet të mendojë seriozisht mbi rrezikun që kemi përballë, një mazhorancë e kapur dhe një kryeministër i çoroditur po e kthejnë vendin prapa në kohë dhe po asfiksojnë demokracinë e votës. Koha për të reaguar fort, shumë fort dhe me të gjitha mënyrat e mundëshme, për të penguar dhe larguar këtë bandë që ka kapur peng shtetin dhe vendin. Koha e protestave normale mendoj ka përfunduar, të gjithë janë sensibilizuar për rrezikun që i kanoset vendit; qytetarët janë të qartë dhe më të vendosur se kurrë; ndërkombetarët e kanë kuptuar, por nuk po orientohen për më tej, ndaj opozita ka një përgjegjësi kombëtare për ti dalë Zot vendit dhe demokracisë. Kur i Zoti i shtëpisë çmendet dhe tenton të mbysë njerëzit e shtëpisë, i takon dikujt të reagojë, të pengoje dhe të lidhë te “zotin e shtëpisë”!

Agron Duka, kryetar i PAA: Sikurse e kam theksuar edhe më parë, protesta jonë e fundit ishte një festival i vërtetë demokracie. Një demonstrim paqësor force, i cili do t’i shërbejë politikës në të ardhme si një etalon mbi mënyrën sesi duhet protestuar. Por, mbi të gjitha, do të ishte një mesazh, një kërkesë për ndryshim, që çdo qeveri do ta kishte kuptuar pa shumë vështirësi. Mirëpo nga momenti që kjo protestë trajtohet me indiferencë, apo tone tallëse nga mazhoranca, padyshim që nxitet një frustrim tek pjesëmarrësit të cilët nuk janë në protestë vetëm sepse thirren nga opozita, por sespse nuk pajtohen me këtë situatë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale. Dhe kur ‘bullizmi’ institucionalizohet, është e vështirë të kontrollosh qytetarët e frustruar nga arroganca, nga keqqeverisja, korrupsioni dhe mungesa e shpresës që këto fenomene sjellin, e për pasojë mund të çojnë në reagime të pakontrolluara në protestën e ardhshme. Madje edhe të kërkojnë një formë më të qëndrueshme proteste, qoftë edhe me çadra, deri në zgjidhjen përfundimtare dhe daljen nga ky udhëkryq i rrezikshëm.

30 komente në “REAGIMET/ Opozita e tërbuar pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave: Do e shihni më 2 qershor, tani nuk ka më lule, vetëm përplasje”

  1. lisi says:

    PO BIEN ORET E KREMLINIT..

  2. Sa per dijeni says:

    Nje nga nje e qe te tere/ na hengshi mune ne vere/ e hengshin e lefshin turinj/keta b….ra kapadallinj. Mesilaaaaaaaaaa, kujdes palmat he xhan.

  3. zoga e vodices says:

    Jane kryetaret e vete zgjedhur pa ushtar.kur japin mendime keta zvaraniket.

  4. Ce says:

    Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari po mobilizohen për revolucionin baxhellian të projektuar në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxhelles, o mjerane jeni në grahmat e fundit, 30qershori është gozhda e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt

  5. USA says:

    14 shtatori I dyte do marrim kryeministrine saliu do behet 10 minuta kryeministwr pastaj do shkoj ne Hale gomereve me gjithe elpidh luli n. Pali Kari nard vangjelis duka I krimit.

  6. epo kjo pune says:

    ju nuk perfaqesoni askend… dhate doreheqjen, i late ne balte opozitaret, ne sheshe keni vetem zarat tani

  7. Edi P says:

    Kreret e te ashtuquajtures opozite jane kthyer ne nja bande kriminale. Ne nje vend me sistem gjyqesor keta do te kalbeshin ne burg, por jemi ne Shqiperine e lene ne pike te hallit nga Sali Berisha, i cili e masakroi Shqiperine dhe popullin shqiptar per 30 vjet rrjesht.

  8. Timi says:

    Ore ndodh edhe çmendet një apo edhe dy por të çmenden komplet në masë është rast për tu studiuar nga shkencëtarët.

    1. Vini says:

      Ha ha ha ,i madh

  9. Taraboshi says:

    Or Lul mos merr mendet e te mbyturve se ata rrypin e pyken kane.Nuk kane elektorat Atombeshteten tek ty dhe dojne me henger nje cop buke.Po te jeshe njeri pakme mend ndtysho taktike dhe mos rri si budllaj ne mendjen e te mbyturve.Tani ke mundesi me fituar disa pike.dhe me rrite elektoratin ten ne te kundert thirjet tuaja e duam Shqiperine si Europa jane si thirjet e gomarit qe nuk shkojne ne qiell.Ti thiri mendjes tende se SHqiperia don apo nuk don ti me ato zagaret qe te rrine mbrapa per ndonje kothere e Sala.Do te futemi.kete e kane thebe te gjithe pervec teje

  10. Per Paloqen! says:

    Opozita e rruges drejtohet nga njerezit me psikopate e te ndyre ne kete vend. Paloqja na thote qe njerezit nuk kane me se c’te humbin?! Vertete Paloqe?! Njerezit kane shume se c’te humbin, por me shume keni ju qe i drejtoni ata pak te verber qe ju vijne nga pas, ju qe i lejuat te vidhnin pa mase e te ndertohin vend e pa vend ne tokat e te tjereve e te shtetit. Me shume per te humbur keni ju, keni gjithe pasurite e vena me vjedhje spektakolare gjate 8 vjeteve qe mbetet me bota te vjedhura e zgjedhje te vjedhura ne pushtet! Provoni me 1 Qershir dhe do shihni se ku do perfundoni ne date 2 Qershor! Prapa hekurave do ta keni vendin!

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    Kryetare pa antare
    Jeni bere per te qare,
    Qe te gjithe rrotekare…

    Dua qe te them tani
    Sic me lart “Sa per dijeni”:
    Nje nga nje e qe te tere
    Na hengshi mune ne vere!…

  12. Studenti 1 says:

    Cfar duan keto horra?
    Pushtet pa zgjedhje?
    Kur dhe ku ka ndodh nje gje e tille ?
    Tani jane zgjedhjet lokale dhe jo te pergjithshme apo meqe nuk fitojne dot asnje zgjedhje, kane frike te testohen dhe bejne bojkotin edhe te lokaleve.
    Le te fitonin keto zgjedhje dhe kishin nje gjysme te drejte morale qe te kerkonin zgjedhje te parakohshme.

  13. Opinionisti i paanshëm. says:

    Ja bëtë vetes! Nuk ju detyroi njeri të “dilnit rrugëve” për “shfaqie cirku”… nëse keni DINJITET, “HANI LUGËN E PRISHUR TË ÇORBËS” QË VETË GATUAT. Sa keq ndjeheni “rrugëve”… keqardhje për ju, edhe pse jeni AUTORË DHE AKTORË të DRAMËS s’uaj…. por një gjë kuptojeni sa nuk është vonë: ” PËRJETOJENI “DRAMËN” TUAJ, ÇORBËN tuaj…atë çorbë që ja keni servirur POPULLIT që prej 90_tës…. kjo është “luks” për ju…. HISTORIA DO FLASË PËR ju DHE BËMAT tuaja, dhe më besoni….do jeni “balli kazanit” në kazanin e të këqijave që ky POPULL FISNIK NUK E KA PËRJETUAR AS NGA armiqtë & pushtuesit…..ju e bëtë këtë POPULL FISNIK të flasë me vete…….dhe ju tashmë “popull” blu po flisni jo veç me veten, për veten e për atë që po ju ndodh prej vetes, o “ARMIQTË” E VETES DHE ATYRE QË KENI ME VETE…E QË Z’SDO I KENI ME VETE, PËR VETE…. SE PO KALONI “TËRMETE” që do ju sjellin në vete….të shkuara!?

  14. j says:

    Rrenoja berishjane.

  15. Oparaku says:

    Mero sa mire ke bere se duke nxjerr deklarat e minjeve te helese qe mshifen mbas Lulit. Ju ke nxjerreplotesishte bojen.as tekgabi nuk i merr
    me asnjeri.se per riciklim jo e jo.

  16. Milan says:

    Tik tak tik tak ora po afron per kriminelet e hajdutet burgu po lulezon

  17. Arber iliri says:

    Hahaha edhe fatja biri i fatorinos me kurve te shqipnis ose i kurves me fatorino hahaha.

  18. Ben says:

    Shume mire beni! Qysh sa të filloni luftën duhet të dënoheni si armiq të Shqipërisë. Ore trapa! Populli do te futet ne Europe, ju filloni luftën se doni të kundërtën. Mos shpresonI meshire. Me duket se demokracia në Shqipëri.erdhi pa shumë gjak por do të mbahet më gjak. Thirrini mendjes! Edhe shteti me I dobët është më I fortë se Mafia nëse luftojnë njëra tjetrën. Pastaj. Mos I bini shumë më be qafe popullit fukara Shqiptar sepse ai duron deri në një farë pike. Ju nuk mund të jeni Shqiptare prandaj ikni nga keni ardhur nëse doni të jetoni.

  19. ta says:

    policia duhet te arrestoje organizatoret jo ata qe jane te varfer dhe pa shkolle……….

  20. Roberto says:

    Ju te gjithe qe beni thirrje per dhune dhisni gjak.Provojeni ne 2 Qershor dhunen dhe do jeni ju te paret qe keni deklaruar ketu qe do pergjigjeni perpara ligjit. Mos e digjni vehten keq se do shkriheni fare si opozite edhe pse nuk me pals fare por c’ti bejme keta jeni dhe nuk ndryshoni por rrini urte,zbatoni ligjet se burgu ju pret.

  21. toma says:

    Me qarte nuk behet, ku keta vrases flasin hapur per nje lufte mes shqiptareve, Mesila e humbur ka qene me kohe, por nga huri ne hu i ngeli ketu, Mediu nje pergjegjes kryesor ku ne fashatin e 21te vrareve, po ku Nard e Agron e Dash e Monik, gjithe jeten paterica, parti pa antare sa kur bejne pervjetore shkojne tek njera tjetra si mbushes te salles. Keta do mbajne pergjegjesi per nji xham te thyer e jo me per ndonje kurban qe keta hjena kane kohe dhe te organizuar dhe me media, duke bere thirrje per destabilizim. Imagjinoni ku ne nje emision investigativ si stopi, ku njeri pervers pedofili dhe tjetri si servil i te parit, me demek se po tallen e po qeshin se Shqiperise ju hap nje rruge ku s’ka rendesi per nje popull se kush qeverive eshte, zatem njerez qe hane ne kurriz te popullit e kane te veshtire ta kuptojne edhe pse nat e dit therrasin ne emer te popullit. Thirrjet e tyre do hane kokat e tyre. Mos u tallni me inteligjencen e popullit mor hajvane, populli jua ka vene gjith sejcilit nga ju festen, drejtesia do triumfoje, sepse eshte haka e atyreve te vrareve dhe atyreve te shantazhuareve.

  22. Skrapi says:

    Opozita po shkon per skrap.

  23. Beni says:

    Ne BE do futet shqiperia dhe shqiptaret dhe jo Edi Rama me partine socialiste

  24. Cfare perfaqesojne per shqiptaret keta vemje ?
    Te ghithe se bashku nuk marrin as votat e grave te tyre qe i kane te punesuara me Ramen.
    E kane me ju o popull..edhe Mesila besimtarja qe ju ben thirrje te vriteni per te.
    Nuk do te kete zgjidhje per ju as Luli me Muniken qe vjedhin prej 2o vitesh njeri e 29 tjetra bashke me burrin.
    E ju ftojne t’ju vriten femijet per ta.
    Te gjithe se bashku nuk jane asgje pervec se nje shporte e maaaaadhe me mut.
    E muti nuk sjell liri…

  25. jaku says:

    XHAXHAI MIM THOSHTE ,,
    NE NJEREZIT ::JEMI AJO QE MENDOJME
    AJO QE FLASIM
    AJO QE BEJME..
    PRA KETO BURRA TE OPOZITES PO TREGOJNE SA KRIMINELE JANE
    SAPO I LEXOVA DEKLARATAT U TRISHTOVA
    KETO ZOTERIJ FLASIN PER LUFTE.PRA FJALET E TYRE JANE THIRRJE PER LUFT.
    I KERKOJ GJYKATES SHQIPTARE QE KETO PERSONA TI ARRESTOJ PER PROPOGANDE DEMIGRUSE KUNDER SHQIPERISE E SHQIPTAREVE
    KETO NJERES ,SI LULZIM BASHA,SALI BERISHA ,KRYEMADHI E TE TJERET NE LISTE,JANE NJERES ME PROBLEME MENTALE ,E TE RREZIKSHEM PER SHOQERINE TONE

  26. Korabi says:

    Mire keta “trimat ” s’do kene me lule, po shteti me sa di une ka dhe kobure ? Perse i mbajne ne brez ? A nuk tha Saliu se do kisha vrare edhe 40 edhe 400 -te ? Po ligji qe deneon marrjen e pushtetit me dhune ? Po le te perplasen ,por te jene vet ne krye e jo te rrine andej nga fundi e te ndersejne te tjeret, ata mjeran qe vijne nga fshati eu kane premtuar ndonje llaf te mire .
    Haleja mbet hale !

  27. Kaltra says:

    Ju jeni për në burg të tërë.Keni hallin e kokës suaj ,nuk iu prishet shumë puna as për vendin ,as për popullin.Ajo Mesila është edhe grua si mund të bëjë thirrje për dhunë,megjithse mesazhin e dha që nga studio e Fevzos kur ia këputi me shishe Haxhiut ,kështu shpëtoi Batoni për një fije .Femra të çakorduara ,të neveritshme .Sa për të tjerët në rradhë do durojmë edhe ca sa te ngrihen BKH dhe SPAKU,aty do kalojnë të gjithë me rradhë

  28. tevetinguflelepuriosonillllaaaa says:

    PO mor po sigurisht qe ju skeni asgje per te humbur , pushtetin e keni humbur me kohe ,”shoket” e luftes-“korr -shi -grumbullo -pa firo” po i ha vetingu nje e nga nje, dite per dite dhe do u vene dhe per lesh e do ju dal nga hundet pasuria e vjedhur nga djersa e shqiptareve nje pjese te kesaj pasurie te grabitur po sponsorizon protestat tuaja gjasme per voten e lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje