Një ligj i ri në Filipine synon krijimin e një tradite afatgjatë: të gjithë nxënësit e shkollës së mesme dhe studentët e shkollave të larta duhet të kenë mbjellë dhjetë pemë para se të diplomohen.
Ligji, i cili synon të luftojë ndryshimin e klimës mund të ndikojë në mbjelljen e 525 miliardë pemëve gjer në brezin e ardhshëm.
“Me 12 milionë nxënës që diplomohen në fillore, rreth 5 milionë që mbarojnë shkollën e mesme dhe 500,000 studentë që diplomohen në shkollë të lartë, kjo nismë (nëse zbatohet siç duhet) mund të rezultojë në mbjelljen e 175 milionë pemëve të reja çdo vit”, tha Gary Alejano, që ndihmoi në krijimin e ligjit.
bravooo, jo si ketu qe studentet jane debila kur futen dhe idiote kur dalin nga fakultetet