Izraeli shkon në zgjedhje të reja, Netanjahu nuk arrin të krijojë koalicionin

30 Maj 2019, 11:22Bota TEMA

Izraeli do të zhvillojë zgjedhje të reja kombëtare në fund të verës, pasi kryeministri Benjamin Netanjahu nuk arriti të krijojë një qeveri koalicioni nga partitë e zgjedhura në parlament më 9 prill, njofton CNN. 

Është hera e parë në historinë e Izraelit që një zgjedhje e përgjithshme ka dështuar të prodhojë një qeveri.

Votimi shkaktoi zgjedhje të reja, të cilat do të mbahen më 17 shtator.

Netanyahu nuk mundi të arrijë marrëveshje për një koalicion të ri të krahut të djathtë, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Në qendër të ngërçit ishte një ligj ushtarak i rekrutimit që rregullonte përjashtimet për studentët ortodoksë hebrenj.

Partitë ultra-ortodokse kërkuan ndryshime në ligj, ndërsa ish ministri i mbrojtjes Avigdor Liberman donte që ajo të kalonte pa asnjë ndryshim.

Netanjahu, i cili ka zhvilluar negociata të vështira koalicioni në të kaluarën, nuk ishte në gjendje të ndërmjetësonte një kompromis midis palëve.

Ai akuzoi Libermanin për përsëritjen e kërkesave të reja gjatë negociatave të koalicionit dhe tha se Izraeli ishte “zvarritur” në kutinë e votimit për shkak të “ambicjeve private të një personi”.

Netanyahu do të mbetet në pushtet deri në zgjedhjet e shtatorit. Netanyahu ishte në rrugë për mandatin e pestë pasi partia e tij Likud fitoi 35 nga 120 ulëset e Kuvendit. Megjithatë, ai nuk arriti të formonte qeverinë e re.

Nëse atëherë formon koalicionin e ri qeveritar, Netanyahu, 69 vjeç, do të bëhet kryeministri me kohën më të gjatë në detyrë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje