16 vetë nën akuzë për djegien së gjalli të 19-vjeçares

29 Maj 2019, 21:19Bota TEMA

Vrasja e Nusrat Jahan Rafi, vajzës 19-vjeçare që u dogj e gjallë në taracën e shkollës së saj, disa ditë pasi kishte raportuar drejtorin e shkollës për ngacmim seksual, tronditi jo vetëm vendin e saj, por gjithë opinionin publik.

Sipas policisë, njerëzit që i vunë flakën ishin të veshur me burka dhe synonin që vrasja të ngjante me një vetëvrasje, por vajza arriti të depononte para se të vdiste, e djegur në 80% të trupit të saj.

16 vetë, ndër ta student e politikanë, akuzohen për këtë vrasje makabre. 12 prej tyre e kanë pranuar krimin, kurse politikanët nuk pranojnë të jenë të përfshirë.

Drejtori i shkollës e ka pranuar që urdhëroi vrasjen e nga burgu, pasi ajo refuzonte ta tërhiqte denoncimin kundër tij.

Në vend ka pasur vazhdimisht protesta për këtë çështje dhe hetuesit tashmë kërkojnë dënimin me vdekje të të akuzuarve.

5 komente në “16 vetë nën akuzë për djegien së gjalli të 19-vjeçares”

  1. shqiptari says:

    Ne cfare vendi ka ndodhur ngjarja?

  2. Gazetari says:

    Ku ndodhi kjo ngjarje?

  3. taso kume says:

    Ku ka ndodhur ne hene apo mars se per ne toke nuk shikoj ndonje shenje adrese ,kombi a shteti?.

  4. Roben says:

    Ku ka ndodhur kjo mor aman ne Tropoje??

  5. Umor Ishti says:

    Ne cilen galaktike ka ndodhur kjo histori a te keqen, se nga emrat nuk po e zbulojme dot?
    Ne Peqin apo ne Pekin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje