Shpirt rebelimi nё Francё, por me humor: Delet nё shkollё

29 Maj 2019, 09:06Bota TEMA

Në shkollën e vogël në Crêts en Belledonne rrezikohet të mbyllet një klasë, sepse numri i nxënësve është pakësuar. Por prindërit, nxënësit dhe mësuesit me humor, por protesta mund të radikalizohen.

Jetës së deleve në livadhet e pasura të Crêts en Belledonne pranë Grenoblës së shpejti  po i vjen fundi: Këto dele janë diҁka krejt e veҁantë. Ato i pret tani faza serioze e jetës, sepse duhet të shkojnë në shkollë. Ndërkohë ato janë regjistruar me ҁertifikatë lindjeje e gjithҁka tjetër që duhet sipas rregullave.

Një shaka? Jo, kjo është një ҁështje mjaft serioze për mjeken Gaëlle Laval dhe prindërit e tjerë në këtë fshat. Ajo thotë: “Bisedova me Mishelin gjatë festës së trëndafilave. Unë e njihja atë dhe e dija që është bari, ndaj iu afrova dhe e pyeta, nëse mund të nda ndihmojë ta shpëtojmë klasën tonë.”

Adiministrata e shkollave në Francë do ta mbyllë klasën fillore në Crêts en Belledonne dhe nxënësit e saj do t’i shpërndajë në klasat e tjera. Kjo nuk duhet të ndodhë. Për ta ruajtur klasën duhet të regjistrohen nxënës të tjerë, s’ka rëndësi se sa të etur për dije janë ata ose jo. Bariu Mishel Gererd: “Unë e ndihmoj me kënaqësi komunën! Edhe me delet është e njëjta gjë, nëse një stallë është ndërtuar për 300 dele, aty nuk mund të qendrojnë 500. Pra janë 200 më shumë e gjendja s’mund të jetë e mirë. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollë nëse nxënësit i ngjeshin në një klasë. Klasa me 15 nxënës është në rregull, por me 35 ndryshon situata.”

Prindërit, nxënësit dhe mësuesit reaguan dhe në mënyrë simbolike regjistruan 15 dele si nxënës të rinj, për ta shpëtuar klasën. Ajo që duket si absurditet, ka të bëjë në fakt me diҁka serioze. Gjendja në shkollat në zonat rurale në Francë është e keqe, ankohet edhe kryebashkiaku i fshatit Crêts en Belledonne. Këtu  ofertat e mësimit për fëmijë që kanë vështirësi për të mësuar janë të rralla. Popullsia në zonat rurale në Francë ndihet e lënë pas dore. Paratë gjithmonë investohen për qytetet dhe Parisi kujdeset fare pak për provincën, ankohen shumë.

Komunës i mungonin vetëm pesë nxënës, e megjithatë autoritet i ranë shkurt duke vendosur shkrirjen e klasës pa asnjë paralajmërim. Gawlle Laval thotë, se ende shumë janë të indinjuar përmbylljen e klasës.  “Nxënësit konsiderohen thjesht si numra, trajtohen sikur të ishin dele. Ne donim me humor të protestonim kundër kësaj. Të gjithë janë kundër mbylljes së klasës, por duhet luftuar kundër ndjenjës së kapitullimit. Ne bëjmë rezistencë.”

Kryetari i bashkisë, Jean-Louis Moret, e konsideron të drejtë këtë. Para disa vitesh na thotë ai, “Ministria e Arsimit i kërkoi që të financonte për zgjerimin e shkollës, sepse nevojitej edhe një klasë. Kjo kushtoi 82 mijë euro. Por është absurde, që tani sërish të pakësohet numri i klasave.”

Këshilli i komunës është i vendosur në mbështetje të prindërve. Këtë unë e vlerësoj si një aleancë inteligjente. Deri tani prindërit po përpiqen me humor ta ndalojnë këtë masë, por protesta mund të marrë edhe forma më radikale, vëren Jean-Louis Moret.

Në Crêts den Belledonne ata qendrojnë të bashkuar. Sepse bëhet fjalë për më shumë se kaq. Eshtë fjala për francezët në provincë. Ata i nënvlerësojnë, Kjo duhet të ndryshojë.

Gawlle Laval: “Në Francë të margjinalizojnë nëse nuk banon në zonën e duhur. Kjo nuk më pëlqen aspak. Ka një shprehje për këtë: diskriminim territorial. Në jemi larg qytetit më të afërt të madh. Ata fillimsiht deshën të na heqin linjën e autobusit, ndërsa tani duan të na pakësojnë klasat.”

Me humor prindërit tani përmes një anonce në internet e kanë nxjerrë në shitje klasën e re të ndërtuar para pak vitesh. “Klasa e një shkolle në shitje. Në gjendje shumë të mirë. Ndërtuar më 2012, pa dëme nga lagështira, izolim i mirë, mure olide dhe pa amiant…

Edhe pse jetojmë në fshat, thonë banorët e Crêts den Belledonne ne nuk jemi dele, që të na heqin për hunde si të duan. Ndaj në shtator delet do të shkojnë në shkollë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje