Presidenti austriak shpërbën qeverinë pasi Kancelari humb votëbesimin

28 Maj 2019, 14:40Bota TEMA

Presidenti i Austrisë e shpërbëri zyrtarisht të martën qeverinë e vendit, një ditë pasi kancelari Sebastian Kurz humbi një votëbesim në Parlament.

Paskësaj, Presidenti Alexander Van der Bellen emëroi përkohësisht të njëjtët ministra të Kabinetit, përsëri në rolet e tyre të mëparshme, për t’u siguruar që qeveria të funksionojë siç duhet, deri në emërimin e një qeverie kalimtare.

Kjo pritet të ndodhë brenda javës së ardhshme dhe qeveria e përkohshme do ta qeverisë Austrinë deri në zgjedhjet e reja në shtator.

Zëvendëskancelari i zotit Kurz, Ministri i Financave Hartwig Loeger, merr përsipër detyrat e kancelarit, derisa të emërohet qeveria e përkohëshme.

Pavarësisht humbjes së votëbesimit, që u mbështet nga ish-partneri i koalicionit dhe nga opozita Social Demokrate, zoti Kurz dhe Partia e tij Popullore gëzojnë një përkrahje në rritje në anketa dhe mendohet se mund të paraqiten edhe më mirë në zgjedhjet e vjeshtës.

1 komente në “Presidenti austriak shpërbën qeverinë pasi Kancelari humb votëbesimin”

  1. wiena says:

    Ministri i finances Hartwig Loger , merr detyren e Kancelarit vetem per disa dite .Se shpejti do te zgjidhet Kancelari i perkohshem deri ne Shtator , i cili do te marri dhe aprovimin e forcave politike ,SPÖ FPO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje