Ekzekutoi avokatin grek Zafiropulos, prangoset në Shqipëri “Maradona shqiptar”

28 Maj 2019, 10:20Bota TEMA

Mediat grekë shkruajnë se është arrestuar në Shqipëri vrasësi i dyshuar i avokatit grek  Michalis Zafiropoulos. Në mediat e vendit fqinj nënvizohet se Aleksandër Mata,  quajtur “Maradona shqiptar” ka rënë pre e një atentati në Vlorë.

“Kujtojmë se autoritetet greke kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasësin e Zafiropoulos dhe ai kishte shkuar në Shqipëri pas grabitjeve të kryera para rreth tre muaj në dyqane bizhuterish në Ambelokipi”, raportohet nga mediat helene.

Në shkrim thuhet se Aleksandër Mata ose Eno Mata kishte lënë një letër në Greqi, ku ndër të tjera shkruante se ai ishte një grabitës, por kurrsesi një vrasës. Dje Vlora u trondit nga vrasja e  Sotiraq Mëhilli, që dyshohet se është vrarë padrejtësisht, ndërsa vetë Mata u plagos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje