Pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin e BE të dielën, kryeministri i majtë Aleksis Cipras deklaroi zgjedhje të parakohshme në Greqi. Zgjedhjet mund të zhvillohen më 30 qershor.
Një humbje shok për SYRIZA: Në zgjedhjet për Parlamentin e BE partia e majtë e Aleksis Cipras merr vetëm 23,8 përqind të votave.
Kësisoj kjo parti renditet më shumë se nëntë pikë pas konservatorëve të Nea Dimokratia (ND), që fituan papritur qartazi me 33,2 përqind. Ishte një avantazh i dukshëm në këto zgjedhje të BE-së në Greqi që pas antarësimit të vendit në BE në vitin 1981.
E sikur kjo të mos mjaftonte edhe në zgjedhjet lokale po të dielën (26.05) partia e majtë përjetoi një rënie të fortë. Në Athinë kandidati i SYRIZA-s Athanassios Iliopoulos mundi të shpëtojë me një rezultat që do ta nxjerrë atë tani në balotazh të dielën e ardhëshme.
Në qytetin e dytë të madh të Greqisë, në Selanik Katerina Notopoulou, një e bashkëpuëntore e besuar e Ciprasit, dështoi që në raundin e parë.
Pas gjithë këtyre dështimeve kryeministri i majtë shpalli në mbrëmje zgjedhjet e parakohshme. Sipas mediave ministri i Financave Eucleid Tsakalotos dhe të tjerë kolegë të kabinetit qeverisës janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme nisur nga fakti që në vjeshtë gjithësesi do të jenë zgjedhjet e rregullta. Por Cipras nuk e ndryshoi mendjen.
Pavarësisht humbjeve në zgjedhje politikanët e partisë së majtë shprehen optimistsë për të ardhmen. „SYRIZA mbetet një ndër partitë më të forta progresive në Europë dhe do të vazhdojë të bashkëvendosë fatet e vendit edhe në të ardhmen”, deklaroi eurodeputeti Dimitris Papadimoulis në televizionin Open. Sipas llogarisë së tij majtas qendrës nuk mund të ketë hapësirë veprimi pa partinë e tij. Edhe në Bruksel Papadimoulis preferon idenë e një “mazhorance të gjerë progresive” për Europën.
Pas zgjedhjeve për Parlamentin e BE peizazhi partiak edhe në Greqi mbetet i copëzuar. Politologu Levteris Koussoulis vëren, se: „Eshtë pozitiv fuqizimi i forcave qytetare pro-europiane. Radikalët ende janë të pranishëm, por tashmë janë më të përçarë se kurrë më parë”. Partia socialdemokrate KINAL për herë të parë del në vendin e tretë, por ka dalë nga Parlamenti i BE partia social-liberale To Potami. Ekstremi i djathtë Agimi i Kuq renditet si forca e pestë dhe do të vazhdojë të ketë në Bruksel dy deputetë. Shumë kandidatë të tjerë nga parti të ndryshme të vogla kanë dështuar në pragun e 3%.
Ka vetëm një suprizë: Kyriakos Velopoulos i afërt me Putinin këtej e tutje do të kujdeset për buja në Bruksel. Deri më sot populisti i djathtë i lindur në Gjermani ka fituar para me shitjen e librave patriotikë dhe të pilulave të paidentifikuara. Madje populisti i djathtë ofron edhe “Letra nga Jezu Krishti” për shitje.(DW)
Ka 2 vjet qe pritej humbja e cipras asnje shok,futja pordhes.
populli greke kaloi krizen qe shkaktuan qeverite e demokrateve dhe pasokut,te kryesuar nga SIRIZA e cila nuk kishte qeverisur asnj here dhe ishte e pa korruptuar.Vala e madhe e krizes kaloi por propaganda aq e madhe e Nea Demokratikes e beri popullin grek te thote:Kalova lumin ,te dhjeva kalin.
Lumin nuk e “kaloj” me Syrizen por me lekat e gjermanit mos i ngaterroni punet…te ishte per Syrizen do te ishin akoma duku j hedhur nga ballkonet apo duke u qyrravitur rrugeve te Greqise…
Leket gjermani dhe te “tjeret ” i jepnin dem baba dem , kjo eshte marveshja kur je ne nje familje e quajtur” eurozon “varet se kush i dispononte per te shpetuar popullin dhe ekonomine dhe kush i fuste neper xhepa ……..
Siriza si emer nuk kishte qeverisur kurre sepse si anetare te sirizes te gjithe plerat e pasokut dhe te nea demokracice perbenin kete morfoma qe mori emrin Siriza….qe nuk ka as ideologji as program….por vetem qellim qe te jete ne pushtet me cdo lloj menyre….shyqyr qe populli grek e kaloi kete prove qe te kuptoje qe asgje nuk jepet falas dhe as nuk mund te te besh mrekullira me nje nen dhe nje ligj….me mire vone sesa kurre..