Lëvizja e jelekverdhëve, që për muaj të tërë mbajti qeverinë Macron nën kontroll, nuk arriti të përkthejë mosmarrëveshjet në rrugë në konsensus zgjedhor duke mbledhur në të dy listat me më pak se 1% të votave, njoftoi gazeta franceze ”Le Figaro”.
Lista e ”Aleancës së Verdhë”, e udhëhequr nga këngëtari Francis Lalanne, mori rreth 0,54% të votave, të barabarta me 122 332 vota dhe lista “Evolucioni i qytetit” arriti 0,01%, vetëm 2 117 vota, sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Brendshme franceze.
Ky rezultat është larg pragut prej 5% kërkuar për dërgimin e deputetëve në Parlamentin Europian, por larg edhe nga 3% i nevojshëm për t’u rimbursuar për shpenzimet e bëra në fushatën zgjedhore.
Keta jelekverdhet e Frances mendoj se nuk kane me vend ne France por duhet te futen ne particken e shpellareve te unazes te drejtuar nga Klevis Krrici i Faros dhe te mos rrijne me ne Paris duke bere pis ate qytet por te vijne ne Tirane dhe te vihen nen komanden e antikapit te pd-se Krricit te Faros,,,,
Po jelek portokallinjte, sa vota bejne ata ?