Akuzat për korrupsion, dënohet me 3 vite e 6 muaj burg kryetari i kuvendit në Rumani

27 Maj 2019, 14:32Bota TEMA

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë e Rumanisë konfirmoi vendimin me tre vite e 6a muaj burg për kryetarin e Dhomës së Deputetëve të parlamentit rumun, Liviu Dragnea, i gjykuar me akuzën për punësime fiktive në ”Teleorman Social Assistance and Child Protection Directorate General”.

”Gjykata do të mbajë dënimin e dhënë në shkallën e parë”, njoftuan pesë gjyqtarët.

Dragnea, 56 vjeç, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, ka në dispozicion 24 orë për t’u paraqitur në komisariatin më të afërt të policisë për ekzekutimin e vendimit që rrezikon të lërë gjurmë në karrierën e këtij deputeti, i ndodhur shpesh në qendër të polemikave.

1 komente në “Akuzat për korrupsion, dënohet me 3 vite e 6 muaj burg kryetari i kuvendit në Rumani”

  1. DREJTESIA E VERTETE says:

    KUR DO TI SHOHIM KETA ISH PUSHTETARE DHE NDONJERIN NGA KETO TE TANISHMIT QE TE VUAJNE DENIMET NGA DREJTESIA PER KRIMET DHE VJEDHJET MONSTRUOZE QE I KANE BERE KETIJ POPULLI TE VARFER. PSE PO VONON O DREJTESI!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje