E dashura sekrete e Vladimir Putin lind binjakë? Lajmi zhduket me shpejtësi

27 Maj 2019, 21:31Bota TEMA
E dashura sekrete e Vladimir Putin lind binjakë? Lajmi zhduket me

Alina Kabaeva, e cila prej kohësh përflitet se është e dashura e bosit të Kremlinit, Vladimir Putin, raportohet se ka sjellë në jetë binjakë.

Ish-gjimnastja olimpike ka sjellë në jetë dy djem në fillim të këtij muaji, të paktën kështu pretendohet në mediat ruse.

Megjithatë, lajmi u zhduk shumë shpejt, mesa duket për të mbrojtur jetën private të Putin.

Presidenti 66-vjeçar, mjaft fanatik për jetën e tij personale, e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjen me Kabaeva, e cila është 30 vjet më e re.

Megjithatë, çifti përflitet që janë bashkë që prej vitit 2008 dhe 4 vjet më parë u përhapën zëra se ajo lindi një vajzë në një klinikë private në Zvicër.

Sipas asaj që raporton e përditshmja Mirror, autoritetet në Moskë nuk kanë bërë asnjëlloj komenti për binjakët.

Por sipas spekulimeve në media, i gjithë kati i një qendre mjekësore u mbyll dhe për lindjen e fëmijëve drejt Rusisë shkoi një doktor italian. Kabaeva nuk është shfaqur në publik që prej muaji tetor.

Në 2013-n Putin lajmëroi ndarjen nga bashkëshortja e tij Lyudmila, pas 30 vitesh martesë.

3 komente në “E dashura sekrete e Vladimir Putin lind binjakë? Lajmi zhduket me shpejtësi”

  1. marjani says:

    ca faji ka ai kjo qeka yll,me jete te gjate dhete paqshem

  2. Bambi says:

    Sa sekret paska qene…

  3. muhamet qeflliu says:

    i lumshin koqet putinit
    edhe me hengshi karrin mua te gjitha baxhellat e fisit tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje