FOTOT/ Ndryshimi i klimës botërore: Deti rritet, shpresat mbyten

27 Maj 2019, 21:55Bota TEMA
FOTOT/ Ndryshimi i klimës botërore: Deti rritet, shpresat mbyten

Ndryshimi i klimës tashmë është një problem shumë serioz që po shqetëson mbarë planetin. Shoqatat në mbrojtje të mjedisit janë vazhdimisht në protesta për ndërgjegjësimin ndaj rrezikut të madh që po i kanoset njerëzimit dhe për marrjen e masave të menjëhershme në mbrojtje të mjedisit dhe të natyrës e jetës në Tokë.

Një shembull i asaj që ndodh në Tokë është Tuvalu.

Tuvalu ndodhet midis Australisë dhe Hawait dhe është një nga vendet më të ndjeshme nga ndryshimet e klimës që po ndodhin në botë.

Ai që tani po vuan përmbytjet, thatësirën dhe zbardhjen e koraleve. Një pamje ajrore e ishullit, Fongafale të lë të kuptosh pse Tuvalu identifikohet si një nga vendet më të brishta përsa i përket ndryshimit të klimës.

Shteti i Paqësorit të Jugut përbëhet nga një mori ishuj të vegjël dhe atole koralesh  gjithsej 26 km katrorë, në 500,000 km katrorë oqean.

Pika më e lartë e vendit është vetëm 5 metra mbi nivelin e detit, çka e bën aq të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të detit.

Qeveria e Tuvalus thotë se niveli i detit po rritet rreth 5mm në vit që nga viti 1993. Probleme të tjera janë thatësira, aciditeti i oqeanit dhe menaxhimi i mbetjeve.

1 komente në “FOTOT/ Ndryshimi i klimës botërore: Deti rritet, shpresat mbyten”

  1. ¬ says:

    Në Belgjikë sigurimi i shtetit i hedh Shqiptarët të vdekur në lumë. (40 vjeçar mbështjell me mushama).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje