Politikani më i fuqishëm i Rumanisë, Liviu Dragnea, iu dorëzuar autoriteteve policore kokëulur, pasi u shpall fajtor për korrupsion nga gjykata më e lartë e vendit.
Ai u përcoll nga një valë protestuesish që e sulmuan veturën e tij me letra tualeti dhe ia tregonin prangat teksa ai i shihte nga xhami i veturës.
Pamja që shfaqte protestuesit të gëzuar, u shpërnda me të madhe dhe bëri bujë në Europë. Arrestimi i tij ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij luksoze në Bukuresht.
Ai ra nga pozita e deputetit të dielën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin e BE-së votoi edhe referendumin anti-korrupsion. Ndërsa partia e tij SocialDemokrate pati rënie edhe në votimet e Parlamentit Europian.
Dragnea shërbeu si ministër i administratës dhe më pas si minisër i Brendshëm, por pozitat e tij u shoqëruan me dyshime për keqpërdorime. Ai akuzohet se ka sajuar punë të rreme për anëtarë të partisë së tij.
Rumania renditet si një nga anëtaret më të korruptuara të BE-së nga Transparency International. Vendi është kthjelluar megjithatë nga protestat anti-korrupsion, të cilat rrëzuan qeverinë dhe lanë pas grilave disa politikanë.
Politikanët tanë paçin fatin e këtijë.
Tema, vazhdoni t’mi censuroni komentet si hajdute dhe bandite te fjales se lire qe jeni.
–
Dhe komentet po vidhni tani o delenxhinjte e meros dhe FAKE NEWS Tema.
Ne nje Vit,31 gjyqtare dhe 19 prokurore,jan larguar nga sistemi i drejtesise.Veting per kokat e mafies,jo,per ushtaret e tyre,po!!!
Gjyqtaret dhe prokuroret jan shkopi,dora jan politikanet.Shuma qe kan vjedhur te gjith gjyqtaret dhe prokuroret tane pas 90-tes,
nuk eshte as 1% e shumes qe ka vjedhur banda e “rilindjes” dhe kapobanda i tyre.
zigur je nje nga militantet me idiote ,me shume i sjell dem idhujve te tu te dhunes e percarjes.paraja nuk njeh gjyre ,ide,besim futet kudo.rendesi ka qe drejtesia te funksionoje e kushdo te pergjigjet individualisht per cfare kryen ne kundershtim me ligjet.studio demokracine.pastaj shkruaj e fol mos i ndaj njerezit ne djaj e engjej.thesht me pak mundim mund te lexosh me shume e do mesosh te shkruaj me llogjike
Po pra keshtu duhet percjell qoftlargu vrases, sejmeni i Luli tij dhe gjith horrat qe kane prane, te cilet kane 30 vjete qe e masakrojne dhe e kercenojne kete vend me lufte civile.
VENDOSNI EDHE FOTON E LIKES PRESIDENTI I ALBANISTANIT TE NOMINUAR NGA SULLTANET.
KESHTU DO TE JETE EDHE FUNDI I HORRAVE SHQIPTARE , PRANDAJ VEPROJNE PèER TA DJEGUR VENDIN.ARDHESA ME PARE AJO DITE.QE TI SHOHIM NE BURGE ME GJITHE PASURINE E VJEDHUR.