Rusia e "varfër", gati gjysma e popullsisë mund të blejnë vetëm ushqim dhe rroba

29 Maj 2019, 17:20Bota TEMA

Gati gjysma e familjeve në Rusi kanë thënë se kanë të para vetëm për ushqim dhe rroba, mirëpo nuk mund të përballojnë blerjen e orendive shtëpiake dhe pajisjeve tjera, është raportuar në media, duke cituar të dhëna nga Agjencia Shtetërore e Statistikave, Rosstat, raporton rel.

Duke cituar këtë raport, bazuar në gjendjen financiare të familjeve për çerekun e katërt të vitit 2018, mediumi rus, RBK, ka thënë se 48.2 për qind e familjeve të anketuara mund të blejnë ushqim dhe rroba, mirëpo jo edhe telefon të ri dhe pajisje shtëpiake.

Në këtë anketë kanë marrë pjesë 48,000 familje.

Pjesa më e madhe e respodentëve që nuk kanë përballuar blerje më të mëdha sesa ushqimi dhe rrobat kanë qenë familje të reja dhe pensionerët.

Problemet ekonomike kanë dëmtuar popullaritetin e presidentit rus, Vladimir Putin, dy mandatet e para të të cilit patën rezultuar me rritje ekonomike.

Mirëpo pas uljes së çmimeve të naftës dhe sanksioneve Perëndimore të vendosura për shkak të ndikimit të Rusisë në Ukrainë, situata ka ndryshuar.

Bruto prodhimi i brendshëm ka rënë për 0.5 për qind në çerekun e parë të vitit 2018, duke shënuar rënie në krahasim me parashikimet qeveritare.

1 komente në “Rusia e “varfër”, gati gjysma e popullsisë mund të blejnë vetëm ushqim dhe rroba”

  1. abc says:

    Ruset jane popull i talentuar por te shkreteve prej shekujsh ju eshte bere lavazh truri nga Caret e te gjitha llojeve prandaj nuk dine gje tjeter por sulen perpara si kope ZA BOG,ZA CARJJA pa buke e me breket e grisura Ne paranteze vetem ne luften e dyte boterore u shquan per lufte se ishin te bashkuar te gjitha republikat sovjetike kurse tani vetem pordhe kane….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje