Raketat bërthamore, DASH: Koreja e Veriut ka shkelur rezolutën e OKB-së

29 Maj 2019, 10:18Bota TEMA

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se armët e shkatërrimit në masë të Koresë së Veriut shkelën rezolutat e OKB-së duke iu shmangur kështu komenteve të bëra nga presidenti Donald Trump, i cili minimizoi dy testet e fundit të raketave nga ana e Phenianit.

“Unë mendoj se i gjithë programi raketor i Koresë së Veriut është në konflikt me rezolutat e sigurisë të OKB-së”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus në një konferencë shtypi.

‘’SHBA, megjithatë, mbetet e fokusuar në përpjekjen për të negociuar një fund paqësor për programin e armëve të Koresë së Veriut”, shtoi ajo.

Presidenti Trump, i cili ishte në Japoni për një vizitë katërditore, shkroi në Twittet se  “Koreja e Veriut hoqi dorë nga disa armë të vogla, të cilat shqetësuan disa nga njerëzit e mi dhe të tjerët, por jo mua”.

Edhe këshilltari Kombëtar i Sigurisë, John Bolton tha se testet e armëve të Phenianit këtë muaj “pa dyshim” shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje