Tusk: Brexit një vaksinë për parandalimin e propagandës anti europiane

29 Maj 2019, 14:03Bota TEMA

Brexit ishte një vaksinë për të parandaluar propagandën dhe dezinformimin anti europian në zgjedhjet europiane të mbajtura nga data 23 deri më 26 maj, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

”Ndërsa europianët po shohin se çfarë nënkupton në praktikë Brexit, ata po nxjerrin përfundime prej tij’’, pohon Tusk në përfundim të një samiti të jashtëzakonshëm europian me fokus emërimet e drejtuesve të rinj të institucioneve europiane.

”Pjesa më e madhe e zgjedhësve votuan për një Bashkimin Europian më efikas, më të fortë dhe më të bashkuar dhe kundërshtuan ata që duan ta dobësojnë. Ky është një sinjal i fortë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje