Sistemi i mbrojtjes raketore S-400, Erdogan bisedë telefonike me Trump

29 Maj 2019, 18:20Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency.

Shefi i Zyrës së Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, detajet rreth bisedës i bëri të ditura nëpërmjet rrjetit social Twitter.

“Në bisedë janë trajtuar çështjet bilaterale dhe rajonale. Presidenti ynë ka përsëritur propozimin për themelimin e një grupi të përbashkët punues në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore S-400 të cilat planifikohen të furnizohen nga Federata e Rusisë për nevojat tona të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai.

“Gjithashtu në bisedë është ndarë vullneti për tërheqjen e tarifës shtesë për sektorin e çelikut, vendim për të cilin është theksuar se do të kontribuojë në arritjen e synimit të tregtisë bilaterale prej 75 miliardë dollarë”, potencoi Altun.

Të dy liderët janë dakorduar që të takohen në margjinat e Samitit G20, e cila do të organizohet në Japoni.

1 komente në “Sistemi i mbrojtjes raketore S-400, Erdogan bisedë telefonike me Trump”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    ki eshte suniti ”trim”,kur nuk ja mban verra,fillon te te bej ”pipa”……………gezuar ramazonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje