Astronomët: Zbulohet një planet i ri, tri herë më i madh se Toka

31 Maj 2019, 16:44Hi-Tech TEMA

Astronomët thonë se kanë gjetur një planet të ri gati tri herë më të madh se Toka.

Studimi i botuar të mërkurën në Revistën mbretërore Astronomike tregon se trupi qiellor “NGTS-4b” është i ngjashëm me Neptunin dhe e kanë pagëzuar tashmë me emrin “Planeti i ndaluar”.

Eksoplaneti, i quajtur kështu për shkak se ekziston jashtë sistemit tonë diellor, u zbulua në shkretëtirën neptuniane, shkruan tch. 

Kjo zonë merr një nxehtësi dhe rrezatim aq të fortë, saqë fillimisht ishte menduar se planetet aty nuk do të ishin në gjendje ta ruanin atmosferën e tyre të gaztë.

Por “NGTS-4b” ka arritur ta bëjë këtë, ndaj ju vu pseudonimi “i ndaluari”. Ky planet është shumë afër yllit të vet, të cilin e orbiton çdo 1.3 ditë. “Pra, një vit në këtë planet është vetëm 1.3 ditë”, tha Daniel Bayliss, nga Universiteti i Warwick-ut.

“Kur ndodhesh aq pranë një ylli merr rrezatim të mjaftueshëm sa për t’i fshirë shtresat e atmosferës së një planeti të përmasave të Neptunit. Ne mendojmë se temperatura atje mund të jetë ndoshta rreth 1.000 gradë Celsius”, vazhdon eksperti.

“NGTS-4b” është 920 vite-dritë larg planetit tonë.

3 komente në “Astronomët: Zbulohet një planet i ri, tri herë më i madh se Toka”

  1. e ç'te theme une says:

    Pordhe me rigon.

  2. Timi says:

    Këso planetesh ka plot. Çfarë lajmi ky. Mendova ndonjë ku ka jetë. Ku mund të shpërngulet PD.

  3. Me planete te tille eshte plot universi ..??? cfare zbulimi quhet jy ???? Pervecse duhet te shperngulim opoziten shqiptare qe te ngrohet ne diell meqe ky e paska shume afer ..haahhahahahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje