Ngritja e njeriut në këmbë është nxitur nga shpërthimi i një supernove, një fenomen që ndodhi mes 8 dhe 2.6 milionë vjet më parë, në një largësi 163 vite dritë nga Toka.
Ky “spektakël kozmik fishekzjarresh” ka bombarduar atmosferën, duke e ngarkuar me një sasi të madhe elektronesh dhe duke rritur kështu frekuencën e rrufeve.
Pasoja ishte përhapja e zjarreve në pyje, ku jetonin paraardhësit e njeriut. Ata u detyruan të zhvendoseshin në savanë, për t’u shpëtuar flakëve.
Ky është përfundimi i dalë nga nja studim i botuar në “Journal of Geology” nga një grup studiuesish të Universitetit të Kansasit.
Studimi bazohet në analizën e pranisë, në shtratin e oqeanit, të një izotopi të rrallë hekuri, Hekuri-60, i cili, sipas astronomëve, lidhet me shpërthimet e supernovave.
Hulumtuesit gjithashtu vunë re një shtresë të madhe thëngjilli dhe bloze në sedimentet që analizuan.
“Kjo shtresë është e përhapur në të gjithë botën, madje edhe në zona të ndryshme klimatike, dhe deri tani askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë pse.
Ne besojmë se kjo mund të lidhet me zjarret e shkaktuara nga shpërthimi i supernovës”, shpjegojnë autorët e studimit.
“Në atë kohë, paraardhësit tanë kishin tendencë ecjen në dy këmbë, por ishin ende në fazën e kacavjerrjes nëpër pemë.
Jeta e re në savanë i shtyu ata që të ecnin më gjatë dhe më shpesh nëpër fusha, nga një pemë te një tjetër, dhe kjo përshtatje e përsosi ecjen në këmbë.
Kjo karakteristikë e re me të cilën ata u përshtatën ofronte padyshim avantazhe, duke filluar nga mundësia për të parë nga larg grabitqarët”, thotë Adrian Melot, kordinatori i studimit.(TemA TV)
Supernova me nje largesi te tille do ta kishte zhdukur fare kete Planet more koqe gazetare ato jane madje deri ne 5000 vjet -drite larg tokes te rrzikshme neqoftese rrezja e tyre perfshin edhe token…
Fantazi. Krijesa qe u zhvillua si njeri I ka pasur fillimisht, sikurse gjithe gjitaret, te kater gjymtyret kryesisht kapese, gje qe e demonstrojne gishtat, por perfndoi ne njeri pothuaj lakuriq, se ndryshe nga kafshet kater-kembeshe, gjymtyret e perparme, nuk I pat perdorur fare per ecje, por per kapjes dhe veprime te nderlikuara, sidomos kujdesil I vecante I femres per femijen qe konsolidoi familjen dhe nisjen e punes se shumeanshme si njeri drejte progresit si shoqeri. Ky eshte interpretive imi origjinal, kembet nuk mund te behen duar, sepse ate drejtime ka marre evolucioni.
Fantazi, asnje lidhje me zhvillimin gjeologjik dhe te njeriut ne epoken Plio-kuarternare
Ç fantazi thoni ju ore……nuk eshte fantazi po realitet…pse?
Sepse ai(njeriu)ishte duke bërë nani nani me 1 cigare hashash në dorë kur….bbbbuuuuummmmm e zgjoi dhe e ngriti në këmbë 1 zhurmë…..uuuuaaaauuuuu tha ai Nonën Nënën…çfarë ishte ajo….dhe u quajt super nona/nova…