Një sqarim për Eni Vasilin: Kur gazetaria nuk bën dallimin mes “ndryshimeve kushtetuese” dhe “shkeljeve kushtetuese”

31 Maj 2019, 18:31Politika TEMA

Situata e paprecedentë politike e krijuar nga djegia mandateve të opozitës, pra një dalje jashtë sistemi me objektiv rifiutjen pasi të ketë rrëzuar qeverinë, ka vënë në provë dhe aftësinë gazetareske në intepretim, apo në kërkim të një logjike te qashtërt mbi fajësinë e krizës dhe llojin e daljes prej saj. Ka aq shumë paradokse, sa në efekt zinxhir sjell dhe paradokse në qasje.

Njëra prej tyre u vu re të enjten mbrëma në “Open”, ku gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili, i kujtoi Ramës një deklaratë të tij në vitin 2006, kur paska thënë se “Kushtetuta mund të ndryshohet pasi nuk është një letër e vdekur”.

Ajo tha se mund ta transmetonte dhe si material arkivor deklaratën në fjalë, por ndërhyrja e kryeministrit e bëri të pavlefshëm këtë ballaqim.

Nuk u sqarua nga ana e Vasilit se për ç’rast e ka lëshuar Rama atë deklaratë, por mjafton vetëm aspekti literal i saj për të kuptuar se gjetja gazetareske është tërësisht e gabuar. Mjafton diferenca mes termave “ndryshim” dhe “shkelje”.

Rama nuk ka thënë që “Kushtetuta edhe mund të shkelet”, por që dhe “mund të ndryshohet”, siç ndodhi saktësisht në prill të 2008-ës, pas një marrëveshjeje mes dy palëve. Dhe kjo është mëse normale në demokracitë në zhvillim.

Pra, Kushtetuta, me marrëveshje mes partive, pëson ndryshime në bazë të zhvillimeve specifike për t’ju përgjigjur realiteteve të reja që mund të lindin. Të fundit ndryshime janë ato 2015-ës, për shkak të Reformës në Drejtësi, miratuar unanimisht nga dy palët.

Ndërsa në rastin aktual, atë që ka të bëjë me datën e zgjedhjeve, nuk kërkohet ndryshim por shkelje. Eshtë një përplasje mes qasjes politike të opozitës me atë konstitucionale të mazhorancës.

Por në fakt, opozita nuk e ka artikuluar deri më sot kërkesën për shtyrje zgjedhjesh. Ajo thjesht deklaron politikisht se ato nuk do të zhvillohen.

Dhe ndodh që një pjesë e gazetarisë, e cila nuk del tej qasjeve të kufizuara profesionale me shumë profanizëm brenda, e përkthen këtë si kërkesë për shtyrje zgjedhjesh, duke e quajtur mëse normale në funksion të zgjidhjes së krizës.

Por kur vjen puna te krijimi i precedentit të shkeljes kushtetuese për rastin në fjalë, aty nuk gjen asnjë argument mbrojtës, e ndodh më pas të kalohet në foklklorizëm politik.

Ndodh kjo deri me individë katedrash, leksiondhënës të shkencave politike me një barrë shkollë, por që pozicionimi politik i nxjerr krejt profanë në të kuptuarit e funksionimit të shtetit.

Për të qenë të qartë dhe njëherë: Rama nuk refuzon ndonjë ndryshim kushtetues të kërkuar nga opozita, ai thjesht mbron tezën legjitime të mosshkeljes kushtetuese në rastin e një shtyerje të datës së zgjedhjeve.

Në rastin e krizës së “çadrës” dy vjet më parë, shtyrja që iu bë datës së zgjedhjeve ishte brenda afateve kushtetuese, pra pa u cenuar aspak Kushtetuta.

Edhe për rastin e vitit 2007 kur pati shtyrje të zgjedhjeve lokale, Rama mbrojti versionin se as në atë rast nuk u shkel Kushtetuta.

Ndërsa kësaj here, me 30 qershorin si datë zgjedhjesh caktuar me dekret presidencial, është mbyllur kushtetueshmërisht çdo hapësirë shtyerje.

Mirëpo precedenti, sidomos kur është juridik dhe konstitucional, ka forcë rregulluese ose shkatërruese në aspekt të funksionimit të shtetit dhe rregullave të lojës.

Kjo është A-ja e çdo shkolle politike. Çdo precedent me shkelje konstitucionale, është më pas një hapje dere për anarki…(Tesheshi)

15 komente në “Një sqarim për Eni Vasilin: Kur gazetaria nuk bën dallimin mes “ndryshimeve kushtetuese” dhe “shkeljeve kushtetuese””

  1. buj says:

    KTA SKANE FRE ME AS NE LLOGJIKE E AS NE LIGJSHMERI, KREJT PROFANE… E VERTETE, PO MIR TI BEHET KETIJ KM, EDHE MIRE NA BEHET NE QE KOHEN TELEVIZIVE HAPESIREN MEDIATIKE E GJITHCKA NA E ZENE KETA PASIONANTE TE SERVILIZMIT E DALLKAUKLLEKUT MISKIN

    1. Emidione plot mashtrime dhe genjeshtra - Te paguar dhe maskarenj says:

      Ky Rakipllari kur ishte me Berishen ne Opinion belbezonte dhe nuk ja mbante ose nuk donte te bente pyetje apo komente. Komente nen ze. Ndersa me Ramen nuk i mbyllej goja duke e nderprere KM pa pushim. Mungese e plote edukate. PLus vetem opinione dhe jo fakte. Ckane degjuar ne kazanet e shqupit. Mashtrime te ndyra. Edhe gazetari tjeter (jo ai i RTVSH) nuk i pushonte goja me genjeshtra dhe mashtrime (si byhta e turtullit). Pa edukate nuk e linin KM te fliste pasi i benin pyetje. Eni Vasili nuk bente punen e saj sepse eshte hapur kundra Rames dhe pro Berishes. Vari ebet! Jo gazetare por nje grumbull te paguarisht qe ta shpifin.

      Po ashtu,Arian Cani ne emisionin e tij mbreme (Zone e Lire) kishte ftuar nja dy mbeturina qe vetem shpifnin dhe mashtronin ne menyre te pacipe kunder qeverise dhe Rames. Nuk e kuptojn se si keta idiote qe ne vend te trurit kane bajga lope nga Vicidoli i ftojne te bejne komente. Ta shpifin me genjeshtrat e ndyra qe leshojne. Kazane te paguar nga greko-serbet. Pftuuu Arian Cani dhe emnisioni jot i ndyre. Keta zagare jane te gjithe te paguar nga p[arate e serbit.

  2. Jani says:

    E keto dhe keta gazetaret u bene juriste inginjera ekonomiste analiste sportiste strptiste
    Po u shqyet
    Mos na dini per budallenj
    Mateni audiencen
    E do ta shikoni

  3. landi says:

    Per artikullshkruesin!
    Nje njeri i pergjegjshem, qe eshte edhe kryeminister i te gjitheve dhe jo vetem i rilindasve, perballe megavjedhjeve qe po zbulohen prej disa muajsh, tregohet shtetar dhe shpal zgjedhje te parakohshme. Kjo vetem e nderon, aq me teper qe eshte i sigurt se do fitoje perseri. Ne kete menyre ben te shkarkohen pasionet dhe zemerata e nje pjese jo te vogel te popullsise.
    Ai nuk pranon, i nderuar artikullshkrues asgje nga ato qe deklaron dhe asgje nga ato qe shkruani ju. Ai thote se me 30 qershor do te shkohet ne zgjedhje. A do jete kesjhtu? Une nuk mund te them gje, jam nje njeri i thjeshte me vetem nje vote ne dore. Nese ai do shkoje ne zgjedhje pa opoziten, une do votoj kunder tij edhe pse vota ime do jete e humbur, sepse do jem nga te apktit qe do votojne kunder tij. A do mbahen zgjedhjet? Megjithese as kete nuk e di, shpresoj qe jo. Cmenduria e pushtetit aske nuk e ka mbajtur ne pushtet.
    Do ishte zgjuaresi politike e Rames nese ai i shtyn zgjedhjet. Por, kohet e fundit, ai ka humbur shume nga statura e tij. PS: une e kam vo9tuar heret e fundit, por nuk jam i kenaqur nga qeverisja e tij.

    1. Kriminelet kane 30 vjet qe e kerkojne pushtetin e humbur me huligane rrugesh says:

      E perse duhet te shpalle zgjedhje apo se nje grusht huliganesh dhe hajdutesh qe kane frike se do te perfundojne ne burg i thone te largohet. A je ne metro more landi? Kjo hap precedentin qe cdo opozite ne te ardhmen do te kerkoje zgjedhje te parakoheshme duke bere protesta neper rruge. Rama u zgjodh nga 1 milion shqiptare dhe nuk ka as vrases as trafiknate dhe hajdute si Basha e Berisha me tufen e tijn te deleve neoesadiste qe do ta heqin nga karrikja qe i dha populli shqiptar.

  4. Ben says:

    Këto palo gazetare apo analiste nuk.janë aty se janë të zotë mor zotëri. Te.gjithë janë në ato.pozita sepse I kanë futur me miq, për sex, apo janë të paguar nga dikush. Në Shqipëri vazhdon ajo.metoda që po zure.një vend mos e lësho si dikur komunistet. Ndërkohë unë në SHBA kam ndyshuar 6 pune te ndryshme dhe kam mare.katër diploma gjatë 20 viteve tw fundit. I hiqni të paafatit nga keto pune se do tju marrin të gjithë në qafe.

  5. ermiri says:

    Bravo autor i shkrimit. Per keto shpjegime kemi nevoje. Sa per Enin, eshte thjesht moderatore, nuk ka brume per gazetare.

  6. Ilir says:

    E zeme se Rama tregohet shtetar dhe shpall zgjedhjet e parakohshme.
    Do te mare pjese opozita ne zgjedhjet e parakohshme, me Ramen kryeminister?
    Sic kane deklaruar demokratikasit, nuk do te marin pjese ne zgjedhje me kryeministrin aktual!
    Ne kete rast cfare duhet te beje shtetari Rama?
    Landi duhet ta kete nje sygjerim!

  7. gjeramadhi says:

    o landi ata thone te iki rama nje here pastaj te livadhisim ne,vetem rama te iki pa le te vije edhe enveri ne jemi dakord

  8. 321... says:

    Gjithe kryetaret e bashkive ne korrik do i kemi peshqesh nga debilat e opozites, se dhe po svotuam ska % pjesmarrjeje. Me 1 a 1000 vota e merr tiranen. Ndac voto ndac jo.

  9. ZOROOS says:

    PER TE NGRENEUNE SI EKSPERT I JAP ENI VASILIT NJE BANANE DHE NJE KASTRRAVEC TE ME THOTE CINE DO ZGJEDHI TI THEM SE KU DO PERFUNDOI ME LESHTERIKE ANTARE KAZANI TE PA KALLAISUR NUK KA PER DENGLA ESHTE E PARA JU LUTEM DEGJOJENI ME KUJDES PO KANE KUPTIM RROKJET QE PERBEJNE FJALET DHE FJALET FJALITE KER FLET TE DETYRON PO DI SHQIP TE SHKOSH NE WC

  10. Toni says:

    Shume e paafte Kjo gazetare. 3 ore emision dhe mos te pergatise 2 pyetje te sakta. Nuk kuptuam ku filloi dhe si perfundoi ky emision. Cfare u kuptua nga ky emision. Shume e lodhur si gazetare.

  11. h says:

    Shqiperia nuk ka gazetare.Ka vetëm gazeta dhe tv qe jan tellalli i padronit
    që i paguan.Nuk njohin as gazetarine dhe as etikën profesionale dhe as dinjitetin personal.

  12. mamija Like e Gjin Gjonit says:

    Eni Vasili eshte nje fycke e paperseriteshme.Ajo ,duke shfrytezuar te drejten e saj si drejtuese e emisionit,perpiqet me lezet te mbeshtese tezat e Berishes dhe Lyl pinokut,duke u dhene atyre avance per te demtuar demokracine e brishte te vendit dhe duke dhene ndihmesen e saj per ta djegur dhe nje here si njehere shqiperine.Turp per kete zhabe gazetare.Ndaj dhe si me demek komentatore,analiste etj etj ka te perhershem ca fytyra si Mesila DodaPalma,qe me ato qe thone te hapin barkun.C’ti besh kur e lejojne drejtuesit e kanalit…!

  13. LORA says:

    Perballe Kryeministrit modern dhe luajal
    ata kane te gjithe hapesiren e mundshme per te bere gazetari te mirfillte.
    Por ce do,,,,
    jane mesu tere kohen me honger mut e nuk dun me e ndrru kete karar.
    Falnderim per durimin e skajshem te Kryeministrit te shqiptarve
    ne palo-studiot e qenef-gazetarve.Kjo sakrifice eshte deshmia me e thekur e
    pergjegjshmerise se tij ne komunikimin me njerzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje