Turqia "shpërfill" SHBA, vijon furnizimin me raketat ruse S-400

31 Maj 2019, 11:57Bota TEMA

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, njoftoi se lajmet rreth asaj se Turqia vlerson shtyrjen e furnizimit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, nuk pasqyrojnë realitetin, transmeton Anadolu Agency.

“Lajmet e ditëve të fundit në disa media rreth asaj se Turqia me kërkesë të SHBA-ve vlerëson shtyrjen e furnizimit të S-400 nuk pasqyrojnë realitetin. Procesi i furnizimit të Turqisë me S-400 vazhdon ashtu siç planifikuar”, tha Aksoy.

Ai rikujtoi se propozimi i Turqisë rreth Grupit Punues për të zgjidhur shqetësimet e SHBA-ve se mund të dëmtojë sistemin e F-35 është ende i vlefshëm.

Tensionet mes Turqisë dhe SHBA-ve janë përshkallëzuar në muajt e fundit pasi Turqia pritet të fillojë me pranimin e sistemit të avancuar S-400 me raketa sipërfaqe-ajër nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të sistemin S-400, duke argumentuar se mund të jetë i papërputhshëm me sistemet e NATO-s dhe është një kërcënim për avionët F-35 të gjeneratës së pestë.

Turqia u përgjigj se ishte refuzimi amerikan për të shitur sistemin Patriot që e bëri Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi marrëveshje më të mirë, përfshirë edhe transferim të teknologjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje