Një çift 60 vjeçarësh ka udhëtuar mbi 12 mijë milje nëpër 16 vende të ndryshme duke filluar nga Britania e Madhe e deri të muri i Kinës, e gjithë këtë udhëtimin ata e realizuan me biçikleta.
Peter dhe Chris Lloyd nuk u ndalën për asnjë moment në udhëtimin e tyre 18-muajsh, pasi vendosën të bëjnë diçka më ndryshe tani që janë pensionistë.
Ata vizituan qytete të ndryshme, shkretëtira, male dhe gjithçka që karakterizon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Lindjen e Largët.
Çifti mori biçikletat dhe kaloi shumicën e ditës duke udhëtuar, e ato pak orë të natës i kalonin nëpër disa objekte të vogla që i quanin “strehë”.
Peter, 66-vjeç, pranon se momenti me emocionues në gjithë këtë rrugëtim që u zgjati një vit e gjysmë, ishte muri në Kinë për të cilin thotë se është i mrekullueshëm. (TemA)