Lulzim Basha ka rikthyer tezën e Edi Ramës së shumë viteve më parë, që fliste përtej së majtës dhe së djathtës.
Nuk është hera e parë që Basha kopjon opozitën e Ramës, dhe sot, ndërsa ka mbledhur disa fëmijë dhe banorët e “Unazës”, ka thënë se s’ka të djathtë dhe të majtë.
“Të bashkohemi nesër para selisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes, dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës, të takohen në një betejë ku vetëm njëra do të mbijetojë: O Shqipëria e drejtësisë, Shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre, Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane, apo Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës! Kjo është beteja!
Kjo është kauza, dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav dhe qen I krimit”, ka thënë Basha.
“Këto katër muaj, mrekullia e qëndresës dhe dinjitet çdo njeriu, e ka kthyer kokë poshtë Shqipërinë e tiranisë. Kam vetëm një mesazh për zonjat dhe zotërinjtë këtu ku e keqja është ndalur, ka 1 dhe vetëm 1 mesazh, bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë.
Bashkohemi në protestën e nesërme, për të mos lejuar më asnjë dramë njerëzore dhe familjare asnjë shkelje flagrante të drejtave nga një grusht horrash që nuk janë më as Qeveria dhe as Parlamenti, por banda që do e shporrim me çdo kush dhe çdo çmim. Ju ftoj ta bëjmë këtë në emër të vogëlusheve tanë, që do e nxjerrin në breg anijen e trazicionit 30 vjeçar.
Le ta marrim edhe njëherë shkëndijën që u bë pishtar dhe pishtarin që u bë furrnaltë këtu tek Unaza e re dhe ta sjellim në protestën nesër para Kryeministrisë. Ne do e shkulim me rrënjë të keqen, ta çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale”, vijoi Basha. (TemA)
Pershendetje Lulezim,
Ti je nje i krekosur pa peshe qe akoma nuk e ke kuptuar se kush te perdore dhe si te perdore. Fatkeqesia jote eshte se ti nuk e ke dashur ose nuk di ta duash atdheun tend.
Jelek verdhët e Francës u qetësuan., e ka rradhën Basha.
Hahaha hahaa hahaa!
Lulzim Basha rrace shkerdhyer instrumentalizon femijet per punet e tij te ndyra.Ky veprim duhet te konsiderohet pedofili politike.Nje gjest i rende qe duhet te kundershtohet fuqishem nga shqiptaret.