Kina: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për tërë botën

2 Qershor 2019, 15:22Bota TEMA

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe, tha të dielën se lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën, si dhe paralajmëroi Uashingtonin të mos ndërhyjë në kontestet e sigurisë në mes të Taivanit dhe Detit jugor të Kinës.

Kina ishte zemëruar nga veprimet e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Taivanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Taivanit që ndan ishullin nga Kina.

Duke diskutuar në Samitin e mbrojtjes së Azisë, ministri Wei tha se Kina “do të luftojë deri në fund nëse dikush tenton të ndërhyjë në marrëdhëniet me Taivanin”, të cilën Bejingu e konsideron territor të shenjtë që mund ta marrë edhe me forcë nëse detyrohet.

“Kina nuk do të sulmojë derisa të sulmohemi” tha ai, duke nënvizuar se do të kishte pasoja të mëdha në konfliktin e mundshëm me SHBA-në.

SHBA-ja, si shumë shtete tjera, nuk ka marrëdhënie formale me Taivanin, por është mbështetjësja më e madhe dhe burimi më i madh i armëve.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas luftës së gjatë tregtare, mbështetjes së SHBA-së ndaj Taivanit, qëndrimit të ushtrisë së Kinës në Detin jugor, ku SHBA-ja po ashtu kryen patrullimin.

7 komente në “Kina: Lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për tërë botën”

  1. ¬ says:

    Kina s’duhet të cënojë rregullat e kontratave dhe vazhdimësin bashkpunuese. Kryesore është shmangia spiunimit technology.

  2. Ivoni says:

    Amerika nderhyn kudo pasi nuk ka O.K.B. ne pozita te forta per ne vene nen kontrroll boten me baze lirine , barazine , zhvillimin ne interes te te gjitheve , pa dallime racore , ekonomike etj etj , te gjitha brenda normave morale te demokracise se vertete dhe jo asaj borgjeze . Urroj qe “tigrave ” te politikes boterore “tu hiqen dhembet “..!

    1. Black jack says:

      China is motherfucker state. Everything he has gift from USA. Go head USA. Fuck off china

      1. Perdhunuesi says:

        Shut up bastard son Or i will choke ur momma with my cock

  3. Peço says:

    Luftë midis Kinës dhe SHBA kurrë nuk mund të ketë. Historia moderne tregon se këto dy vënde janë udhëhequr dhe udhëhiqen nga qeveri thellësisht të përgjegjshme. Tërë arsenali i tyre gjigand ushtarak ka për të shërbyer për dekada të tëra si mbrojtësja më e sigurt e paqes midis popujve. Ajo që duhet të tregojnë kujdes këto dy vënde është vetëm shmangia e daljes në krye të tyre e ndonjë Hitleri, një anomali skandaloze kjo, por pothuaj me probabilitet zero për të dy.

  4. --- says:

    Bëra një koment këtu por nuk di pse nuk e botuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje