Liderja e partisë social-demokrate gjermane (SPD), Andrea Nahles njoftoi sot dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet europiane, pas kritikave të shumta nga strukturat e brendshme të partisë dhe debateve për qëndrimin brenda koalicionit të Angela Merkel.
‘’Nuk kam më mbështetjen e nevojshme për të ushtruar funksionet e mia’’, deklaroi Nahles në një komunikatë ku njoftonte largimin e saj nga drejtimi i partisë ditën e hënë dhe të martën si kryetare e grupit SPD në parlamentin gjerman.
SPD-ja pësoi të dielën e kaluar humbje të thellë në zgjedhjet europiane me 15,5% të votave (në rënie me 11 pikë) me dyfishimin e numrit të votave nga të Gjelbrit, mbi 20%.
SPD-ja kishte planifikuar të merrte një vendim për çështjen e qëndrimit brenda koalicionit qeverisës me konservatorët e Angela Merkel, në shtator në mesin e legjislaturës.
Dhe në BE., partit humbin zgjedhjet por s’bëjn protesta si PD e Shkelzen Berishës. Luli dhe Meta më kujtojn filmin ” Treni niset në shtatë pa 5.”
BERI Mire qe dha Doreheqjen….sepse ketu te Varin “Teneqen”…
Doreheqjen e saj e mora Veshe para nje Jave,ne meyre jo Officiel…lol