Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës , policia bën me dije se ka proceduar 60 persona, ndër ta 42 të janë arrestuar, për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi Gazmend Bardhi.
Sipas policisë, “Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjerë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Deklarata e policisë:
60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar
Në datë 2 Qershor 2019, duke nisur nga ora 19:00 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.
Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta, kapsollave e fishekzjarrëve kanë mbetur të plagosur 10 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.
Si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, kapsollave e sendeve të tjera janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën e Kryeministrisë dhe selisë së Parlamentit.
Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 42 persona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 17 persona të tjetë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” shtetasi G.B.
Vijon puna për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (TemA)
Procedimi në gjëndje të lirë i Gazmend Bardhit, por mos pasja e asnjë sanksioni ligjor ndaj tij,, po bëhet si ato paralajmërinet 567, 657 etj, që kinezët u bënin amerikanëve, për shkelje të kufirit të tyre ajror etj.! Edhe për sa kohë? Deri kur çmenduria e Berishës, Lulit, Metës dhe hordhive të tyre t’u vënë vërtet zjarrin institucioneve. Sigurisht që atëhere ndëshkim do të ketë, por kostoja e dëmit do të jetë shumë e madhe. Ky demonstrim permanent force nga ana e tyre, duhet të ketë një kufi. Se nuk është vënë ky kufi, duke mos nxjerrë mësime nga 1997, 1998 dhe 2011, ndaj dhe na ka sjellë në këtë derexhe. That’s enough!
Disa here e ka thirrur prokuroria Gazmend Bardhin dhe nuk i ka bere gje. Mos Gazi eshte me i forte se prokurori dhe gjykata apo me i forte se ligji? Keshtu do krijoni besimin te populli ju te drejtesise?