Cikalleshi: Kemi nisur një kapitull të ri, harmonia pozitive do na çojë te rezultatet!

4 Qershor 2019, 15:24Sport TEMA

Në konferencën për shtyp nga Frankfurti, aty ku Kombëtarja është e grumbulluar për ndeshjen ndaj Islandës, sulmuesi Sokol Cikalleshi është shprehur se të jesh pjesë e Kombëtares është një nder, ndërsa shtoi se nuk ka rëndësi kush luan nga sulmuesit, të gjithë do i japin mbështetje.

Grumbullimi

“Të jesh është pjesë e Kombëtares është kënaqësi dhe të kontribuosh është një nder. Kështu do jetë gjithnjë, ndjehemi mirë po punojmë me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit të ri jemi mirë dhe punojmë shumë mirë, uroj që këtë punë ta shfaqim në ndeshjen kundër Islandës”.

Në dy grumbullimet e fundit kam qenë i dëmtuar, ftesa nga Panuçi më ka ardhur, nuk është se nuk më ka ardhur ftesa. Tashmë jemi në kapitull të ri dhe është më mirë ta lëmë pas të kaluarën”.

Skema 3-5-2

“Duke iu referuar sistemit të ri, duket se sulmuesit ,janë më të avantazhuar për të luajtur. Nga 4 që jemi luajnë 2 por nuk është përfundimtare. Nuk kemi problemi kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Kur ka luajtur Bakaj, Sadiku apo Uzuni, do të kenë mbështetje. Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo harmoni e re që është krijuar do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Edhe pse futbolli nuk është matematik, por ndjehet diçka e re një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë.

Unë kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla, por nuk kam ngelur asnjëherë i pakënaqur. Më kënaq rezultati, duke qenë se luajmë me dy sulmues, shanset janë më të mëdha për të shënuar. Qëllimi kryesor është rezultati pozitiv, pavarësisht kush shënon”, tha Cikalleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje