Del e para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës

4 Qershor 2019, 20:57Sociale TEMA

Lumnije Dyli është ankuar në Fiks Fare sepse i është bërë një padrejtësi nga Zyra Arsimore në Shkodër dhe sot është e pa punë. Ajo ka dalë e para në portalin “Mësues për Shqipërinë” në qytetin e Shkodrës, por sërish nuk e kanë emëruar me kontratë të përhershme pune.

“Kam shumë vite mësuese, gjithmonë kam qëndruar në punë me kontrata të përkohshme, kontrata e fundit e tillë ishte në shkollën “Jordan Misja”, kohë në të cilën unë mora pjesë dhe në portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe dola e para, po në këtë kohë mësuesja që zëvendësoja i ndërpreu marrëdhëniet e punës” tregon Znj.Dyli.

Sipas saj në atë kohë ky vend pune u shpall i lirë, ajo aplikoi por nuk u emërua. “Aty duhet të emërohesha unë, në bazë të ligjit ,pasi vendi u shpall i lirë”, shprehet Znj.Lumnije.

Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit ju drejtuan Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, kjo e fundit në një përgjigje zyrtare thotë se nuk është shpallur vend i lirë pune.

Duke rënë në kundërshtim me një shkresë të firmosur dhe vulosur po nga kjo zyrë në 3 maj të 2017. Në këtë shkresë të cilët gazetarët e Fiksit e bën publike për herë të parë thuhej se shpallet vend vakant në shkollën “Jordan Misja”.

Kjo shkresë mbahej e pa bëre publike nga Drejtoria Arsimore Shkodër.

3 komente në “Del e para në portal, DAR Shkodër i fsheh vendin e punës”

  1. Jane qindra emerime false ne Shkider ,jo verem nje.
    Do te vije dita qe do te verifikohen.Çdo shkolle ka prej ketyre emerimeve.Eurot zene vendin e pare.

  2. artiles says:

    Duan te fusin militantet, prandaj.

  3. ideali says:

    Hahaha viktima te reformes se famshme te Rames. Sa turp/ Po gjene mire, edhte me mire se kostoja e BALLDRENIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje