FOTOT/ Xhaçka: Shteti, i gjithi në krye të detyrës për të ndihmuar për gjithçka banorët e prekur nga tërmeti në Korçë

4 Qershor 2019, 19:17Sociale TEMA
FOTOT/ Xhaçka: Shteti, i gjithi në krye të detyrës

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qënë ditën e stome në zonat e prekura nga Tërmeti në Korçë dhe është takuar me të gjitha familjet.

Xhaçka ka garantuar se do të ndihmohen për të ndërtuar shtëpitë dhe do të dëmshpërblehen të gjitha familjet e dëmtuara, ndërsa shteti do të garantojë mbështetje për gjithçka kanë nevojë.

Shteti është i gjithi në krye të detyrës duke ndihmuar për gjithçka banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit në qarkun e Korçës.

Banorët janë strehuar nga i pari te i fundit dhe nuk u mungon asgjë e domosdoshme në këto raste.

Në total janë 95 banesa të shkatërruara dhe 212 banesa me dëmtime të lehta në fshatrat Floq, Qafëzezë e Vidohovë.

Të gjitha banesat, nga e para te e fundit, do të rimëkëmben dhe çdo dëm do të dëmshpërblehet.

#FAnëKryeTëDetyrës

#ShtetiNëKryeTëDetyrës”, deklaron Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje