DETAJET/ Frikë dhe panik gjatë fluturimit Tiranë-Romë, shqiptari rrahu babain dhe kërcënoi me armë udhëtarët

4 Qershor 2019, 09:10Kronika TEMA

Dyzet minuta frikë për pasagjerët e fluturimit Blue Panorama Express nisën në orën 16.45 nga Tirana, ndërsa fluturonin drejt aeroportit Fiumicino të Romës.

Një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, disa minuta pas nisjes, filloi të bërtiste dhe kërcënonte udhëtarët.

Pastaj u kthye ndaj babait të tij që e kishte të ulur ngjitur dhe filloi ta godasë në fytyrë pa ndalur.

Disa pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit ndërhynë për ta qetësuar atë, por kjo e acaroi dhe më tepër të riun.

Duke parë aktet e dhunshme të 30 vjeçarit ndaj babait të moshuar dhe kërcënimet u përsëritën në mënyrë të rrezikshme, ndërhyri edhe një pasagjer aty pranë, Simona Gori, menaxhere e përgjithshme e kompanisë italiane Consulcesi Group, e cila arriti ta qetësonte atë, duke e bërë të flasë për problemet që i riu kishte.

Avioni pastaj u ul në Pescara, ku 30 vjeçari shqiptar u arrestua dhe babai i tij u dërgua menjëherë në spital.

“Fillimisht isha pak e frikësuar sepse ky djalë i kërcënoi pasagjerët duke thënë se kishte një armë.

Ai ishte shumë i shqetësuar, bërtiste me zë të lartë, e goditi babanë e tij në fytyrë duke u përpjekur ta ndalonte.

Ai vetë bërtiti duke kërkuar ndihmë nga gratë italiane që ishin në fluturim “, thotë Simona Gori.

“Ai tha se kishte një borxh prej 40 mijë euro dhe se i kishin rrëmbyer gruan.

Unë vendosa të ndërhyja, e pyeta se si mund ta ndihmoja, e pyeta që të më tregonte historinë e tij”, shton ajo.

“Ishin minuta paniku, u përpoqa ta shpërqëndroj atë djalë, madje ta shpërqëndroja edhe nga babai i tij i moshuar që vazhdonte të rrihte.

I ofrova ujë, i shpjegova se nuk kisha para me vete, por mund të flisnim për atë që kishte ndodhur.

E pyeta komandantin nëse mund të ulesha pranë tij për të folur më mirë, por ai nuk më dha leje.

Kishte shumë tension dhe frikë mes pasagjerëve kur ai njeri filloi të ngjitej mbi ulëset në fund të avionit.

Në fund u ulëm në Pescara, gjashtë policë u ngjitën dhe e morën atë “.

E gjithë kjo aventurë e keqe fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Avioni më pas u largua nga Pescara dhe u ul në Fiumicino në orën 19:30.

2 komente në “DETAJET/ Frikë dhe panik gjatë fluturimit Tiranë-Romë, shqiptari rrahu babain dhe kërcënoi me armë udhëtarët”

  1. Kozetafecanji says:

    Leme nam kudo

  2. Pasagjeri says:

    Pasagjeri pr te cilin fliste ishte Lulezim Basha i cili qe nisur per ne Gjermani!Teksa kishin nisur fluturimin ai i kishte thene pasagjerit perbri nje te moshuari qe te bertiste “RAMA IK” ,po ai e kishte kundershtuar!Atehere ai filloi ta qellonte me shpulla duke i thene bertit “RAMA IK” se ta mora shpirtin!Por plaku nuk bente ze deri sa ne ne kater a Perkara avioni beri ulje te detyruar ku policet e drejtuar nga Lleshi e moren dhe i vune prangat,ku gjithçka me ps u normalizua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje