68-vjeçari jeton qe 10 vjet në Mitrovicë dhe angazhohet për shkollimin e të rinjve. Për radion publike gjermane ai i bën këtë përshkrim politikës në Kosovë: «Kemi një përzierje mes korrupsionit, mungesës së fantazisë, mungesës së vullnetit dhe një mënyre tjetër të të kuptuarit të shtetit». Me këtë politikë të rinjtë nuk mund të jetojnë në Kosovë.
Kështu tingëllojnë njerëzit që me të drejtë e humbin durimin me klasën politike: «Për fat të keq kemi punë me pushtetarë të cilët në pothuaj të gjitha postet politike që i mbajnë kanë pak vullnet kreativ dhe janë tepër të zënë për të mbajtur mirë veten dhe klanet e tyre.
Kemi një përzierje mes korrupsionit, mungesës së fantazisë, mungesës së vullnetit dhe një mënyre tjetër të të kuptuarit të shtetit». Kështu thotë Bernd Baumgarten, drejtues i organizatës zhvillimore gjermane Diakonie Kosova në Mitrovicë në një kronikë të radios gjermane mbi gjendjen në Kosovë. 68-vjeçari jeton qe 10 vjet në Mitrovicë dhe angazhohet për shkollimin e të rinjve.
Sipas kontratës komuna e Mitrovicës është e obliguar që Qendrën e Trajnimit, të cilën e drejton Bernd Baumgarten, ta përkrahë me 5000 euro në muaj. Por komuna nuk paguan, kështu të gjitha shpenzimet duhet t’i bart organizata gjermane. Qasjen e pushtetit ndaj arsimit dhe përgatitjes profesionale të të rinjve Baumgarten e quan «dështim total të shtetit dhe politikës».
«Qe 19 vjet nga shteti i Kosovës nuk marrim asnjë metelik për punën që bëjmë. Në të vërtetë shteti do të duhej të thoshte: okej, ne nuk ia dalim të ofrojmë këtë që ofroni ju, andaj jemi të lumtur që këtu ekziston një ofertues privat, një organizatë joqeveritare e regjistruar dhe e pranuar, dhe ne e përkrahim atë sepse çfarë bën kjo OJQ i shërben shoqërisë. Kjo na ndihmon që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, të punojnë dhe ushqejnë familjet. Për fat të keq nuk është ashtu».
Problemi eshte se per arsye “te panjohura” pikerisht kjo “klase politike” per miqet tane eshte “e keqja me e vogel”. The tango takes two.
TURP, nuk PAGUAJNË për SHËRBIMET,
Ankohemi se kështu, e se ashtu….
ndërkohë që abuzimet “qesharake” me dreka e darka iu kushtojnë zoti e di se sa.
Mund te jene te verteta keto qe thote zoteria gjerman qe ka ardhur ne Kosove me nje OJQ e vet, per te ndihmuar te rinjte kosovare te trajnohen dhe pergatiten si forca te tregut te punes.
Flm shume per qellimin e mire herr Bernd Braumgarten!
Por pas kesaj, nuk eshte aspak etike te qurravitesh, te qarravitesh dhe te lehesh ne media per problemet e renda qe kane kapluar, sipas jush, qeverisjen lokale dhe qendrore ne Kosove dhe, sidpmos, kur duken se keto kuisje dhe akuza behen per leke, per fonde.
Dhe kjo nuk eshte vetem joetike, por edhe kompromenton qellimet e tua dhe te OJQ-se tende.
Po te kishte fonde me bollek per keto trajnime, me siguri autoritetet atje mund te gjenin edhe te rinj te arsimuar dhe te kualifikuar jashte vendit, qe jane te papunesuar, per te kryer kete mision tuajin, ndofta edhe me mire se ju.
Nese mendon se OJQ-ja juaj do kushte perfekte, qeveritare lokale ideale dhe fonde me bollek, shko hape kete aktivitet tendin ne Gjermani, Hollande, France, Belgjike, Austri ose kudo gjetke ne Perendim.
Te pakten, nga sa sillet ne kete shkrim, mu duket se aktiviteti juaj aty, eshte “too fishy”