FOTOT: U ble për 6 $, guri i shahut tani vlen miliona

5 Qershor 2019, 12:03Lifestyle TEMA
FOTOT: U ble për 6 $, guri i shahut tani vlen miliona

Kur një tregtar artefaktesh në Skoci bleu një gur shahu të fildishtë për 6 dollarë në vitin 1964, me shumë mundësi nuk e kishte menduar se kishte marrë një prej gurëve të shahut më të famshëm në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, guri, pjesë e një seti shahut të shekullit XII, të quajtur “Lewis Warder”,  mund të shitet tani në ankand për 1,3 milionë dollarë.

Gurët e shahut u gjetën në ishullin “Lewis” në Skoci në vitin 1831, por mungonin pesë gurë, një kalë dhe katër “torra”. Gurët besohet se janë gdhendur në shekullin XII në Trondheim, Norvegji.

Nga 93 pjesët e tjera të gjetura, 82 janë në Muzeun Britanik të Londrës, ndërsa 11 në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje