Përgjimet, Ulsi Manja: Prokuroria të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor

5 Qershor 2019, 14:16Kronika TEMA

Kreu i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Ulsi Manja, deklaroi se është në detyrën e prokurorisë që të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale por edhe në radhët e veta për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në një deklaratë për median Ylsi Majani tha se Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike.

Është në detyrën e prokurorisë që të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale por edhe në radhët e veta.

Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike.

Nuk e di a ka mbetur më dosje pa bërë publike, por megjithatë, në asnjë nga materialet, unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota as për lekë, dhe pse janë biseda mes personave që janë në akuzë për vepra të rëndë, nëse ka krim elektoral brenda, prokuroria një orë e më parë do duhet ta coj hetimin deri në fund, dhe të vejë para përgjegjësisë këdo që ka shkelë ligjin dhe të mos e mbarsë opinionin publik me të vërteta dhe të pavërteta, që çojnë ujë në destabilizimin e vendit.

U bënë orë që i serviren opinionit publik në media apo portale të ndryshme që në fakt janë anonime, fke news, që kërkojnë ta spostojnë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi. Sot vendi ka bërë përparime të dukshme, doli raporti i KE, dhe në qershor ne presim një qëndrim.

Dhe këto çështje si sot, dalja në publik e përgjimeve, që janë në vazhdën e disa materialeve të tjera që kanë dalë nga dosja 339, ndaj është në dorën e prokurorisë që t’i japë zgjidhje ligjore.

T’i heqin dora PD dhe LSI, që të mos merret me thashetheme, as me filxhanin, por opinionit publik ti serviren te vërteta sic janë, dhe këto të vërteta do ia japë drejtësia.

“Për një dosje që është ende në hetim e ka bërë kauzë politike të betejës së saj, ndërkohë që duhet të ishte opozitë e alternativës, nuk mendoj se shqiptarët presin se çfarë tha Nicja në telefonat e përgjuara me subjektet e tjera që janë në hetim, se si një i dënuar për trafik droge godet një militant tjetër atje në protestë, por pret një opozitë të përgjegjshme, institucionale.

Se ajo në një sistem demokratik është paradhomë sistemi, por duket se kësaj i bëjnë përshtypje pjesë përgjimesh, se ka hall, se kanë dalë në rrugë, kanë dalë përgjime me 200 mijë euro të kërkuara copë nga hetimet e pazbardhura që prokuroria duhet t’i zbardhë dhe SPAK ti ketë objekt nesër të punës së vet, apo edhe të tjera 1 milionë dollarë lobime nga opozita dhe kreu i PD, por kjo është normalitet për të.

Ndaj është ora që prokuroria të flasë me gjuhën e të vërtetave, kushdo që është përfshirë të marrë ndëshkimin sipas ligjit dhe koha kur mund të bëhet politike me gjysmë të vërteta duhet të marrë fund.

Është njëlloj si të them unë, a ka ndërhyrë lideri i opozitës në 2017 për tu liruar një x kriminele, apo bandit nga burgu për trafikimin lëndësh narkotike? Si do të ishte? Në terrenin e filxhanit dhe thashethemeve, ndërkohë që institucionet të bëjnë detyrën.

Emrat që përmenden në përgjime janë çështje e drejtësisë, jam i shqetësuar që bërja publike e tyre e ka dëmtuar hetimin, se nuk e di ca ka mbetur pa iu servirur publikut nga PD nga ajo dosje

Unë jam anëtar i kryesisë, jam ulur me Dakon dhe do të ulem me të për sa kohë drejtësia nuk ka vendim penal të formës së prerë që e dënon për të qenë pjesë e jetës publike dhe politike”- u shpreh Manja. (TemA)

10 komente në “Përgjimet, Ulsi Manja: Prokuroria të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale si dhe nxjerrjen e sekretit hetimor”

  1. lagja brrakes says:

    Je ti i pari o kriminel gjith ekipi kriminela jeni. Dhe ke lobu me kriminelet si gjith rileshja.

    1. Selek says:

      Lagja Brakes.Po ti klysh i bandes qe destabilizeon vendin e vjedh pasurine kombetare prej 28 vjetesh i sati je ne radhen e bythelepiresave te Saliut dhe krimineleve te tjere antishqiptar

  2. Kjo dosje e qitur nga prokuroria nuk ka as je vlere me pas sepse te gjithe ata qe jane pergjuar kane marre masa per te justifikuar cdo bisede midis tyre. Prokuroret qe e kane nen hetim kete dosje duhet te shkarkohen se kane shperdoruar detyren, kaq mjafton per ti futur edhe ne burg prokuroret e papergjjegjshem qe kane shitur dosjen sikur te jene domate tek gazetaret investigative te varur nga partite.

  3. Kruz 100 says:

    Pra shqetesimi qenka pae na nxorren bojen dhe jo se eprse keta tanet qe i kane bere keta do dune futur ne burg! Dhe meqe ra fjala sa eshte denimi o Manja per keta qe kane bere veper penale!?

  4. kafe e hidhur says:

    qe ne shqiperi vidhet vota se zbuluam sot..qe asnje ska mbajt pergjegjsi edhe kete e dime..qe te gjithe bejn si virgjeresha e shohim ,,po qe duhet ndare nje here e mire nga krimi e vjedhja duhet bere nje or e me pare..po keshtu eshte kur ne parti afrohen te fortet e bisnesmenet tane,qe sjane gje tjeter vec gangsterra .trurit e intelektit si ben njeri thirrje..hajde tani te zgjedhim midis mones lulit e edit kush vjedh me pak a me shume..njerin prej te pergjuarve e ke kantidat ne shijak te ps..qe do te thote ku ka ze seshte pa gje e te gjithe jane te ngjyer..i lumte dora atij qe e ka nxjerr dosjen nga prokuroria..te pakten behen publike se e dime qe sdo denohet njeri…pse e bente basha me liken e salen seshte arsyetim per ramen se ato vota mund ti merte me pune..po ketu punen se do njeri..e i biem te degjojm bashen qe thote na vodhen e na vrane thua ska vjedh e ska vrar..rrace e peshtire politikanesh shqiptare

  5. Shqiptar says:

    SHQIPERIA nuk ka prokurore profesioniste por bythqira te emeruar e te zhantazhueshem nga politika , ne bote kete skandal do e kryqezonin duke i varur koqet ne bige dhe burgosej per dekonspirim te hetimit , plus qe ka ligj dubel pen qe te qeron nga sistemi i drejtesise per gjithe jeten , se fundi nje bravo te madhe shpellareve te trustit te geshtenjave Besim Hajdarmutaj e biondes me lesh te verdhe E.Imeraj e Xhin Xhoni pjestar i agregatit te padrejtesise plepiste ketu e 30 vjet .

  6. Qaniu says:

    Ky është kopje e Spartak Brahos, enverist i përbetuar. Që një hetues i diktaturës të arrijë të jetë deputet dhe kryetar komisioni i ligjeve, kjo vetëm tek ne mund të bëjë vaki. Dhe duam të bëjmë demokraci ne! Ky as që di gjë tjetër, veç të bëjë të bardhën të zezë, me të është edukuar qysh në vezë.

  7. Qaferrjepuri says:

    Pse nuk i boton komentet o plere ! Race muti

  8. Beni says:

    Spo kuptoj problemi eshte se doli e verteta apo pse e nxoren sekretin hetimor te mbuluar,respekte dhe per servilat e irrituar dhe per ju komentusa te drejte dhe te arsyeshem si bishte qeni qe jeni.

  9. Taraboshi says:

    Te gjitha keto jane perralla me mbret.Te gjithe mundohet te dalin nga rrethi vrtuoz qe i ka futur brenda..Cilet jane keto persona qe na delkan
    mbas 2 vitesh me incizime.Kur keto e paskan ditur se u beken matrapazelleqe te kesaj natyre psenuk i publikuan ne kohen dhe vendin e caktuar.Cilat na qenkan meritat e gazetares investiguese Klodiana Lala.Apo kesaj i flet bytha para gojes ose ju ka nderruar vendet.Ps nuk nxjerr personin qe i paska incizuat.autorizimin per te kryer kete veper kriminale.sepse nuk ka kush te drejte te me pergjoje mua me ke rri .me ke flase .cofte edhe ne telefom.Pa patur autorizim nga organet perkatese.
    Cili na qenka ky prokuror apo gjygjtar qe i jepeka te dhenat hetimore.qofte Pertive.Qofte gazetareve investikative.Edhe keto kane bere shkelje te ligjit dhe te denohen sipas ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje