Përgjimet e tjera të “BILD”, Avdylaj telefonon drejtorin e Ujësjellësit dhe kreun e Bashkisë Shijak: Do takohemi nesër me Dakon, a kupton

5 Qershor 2019, 10:49Kronika TEMA

Në përgjimin e dytë që gjermania “Bild” ka nxjerrë për blerjen e votave në Durrës, shfaqet Astrit Avdylaj duke folur në telefon me kreun e Bashkisë së Shijakut, të cilit i kërkon një takim me Vangjush Dakon dhe Ilir Ndraxhin, aktualisht deputet i PS në Shijak.

Ndërsa në një përgjim tjetër të “Bild”, ai flet me drejtorin e Ujësjellësit të Durrësit.

Përgjimi me kreun e Bashkisë Shijak

Astrit Avdylaj: Alo!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Hë mo

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit! Çfarë o bo?

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Jam akoma k’tej. Sa kemi maru dhe po ham drek.

Astrit Avdylaj: Ju bëftë mirë, por a e din se pse t’mora unë

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Po

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit…Alo!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Po, …po të dëgjoj

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Ilir (Ndraxhi), vllai i Ilirit edhe Jupi. Do pimë një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandja t’kam mor sot.

Kreu i Bashkisë  së Shijakut: Atëhere në orën 10:00 do të jem 5 minuta  tek Pallati i Kulturës se ka vdekur Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë nga Shijaku. Kanë ceremoninë përpara Pallatit të Kulturës dhe takojmë atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi tek kafja, do të sjell Paparitin… që t’jemi nesër. A m’kupton

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Pa merak

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, po diskutoshim. Erdhi dhe Juli… Pra e kupton se.. ngaqë është edhe ai dhe ti duhet të jesh se normal, po s’ishe …. a m’kupton

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Kuptoj

Astrit Avdylaj:  Alo! Ca the?

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Titi, pa merak se atje më ke në Durrës. Rri pa merak.. se do jem edhe në ceremoni atje. Kshu që rri pa merak

Astrit Avdylaj: Mirë, ngaqë do ashu që … t’jesh edhe ti me kto. A m’kupto

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Po, po…

Astrit Avdylaj: Mirë, faleminderit!

Kreu i Bashkisë së Shijakut: Mirë, mirë… hajd ciao

Përgjimi me drejtorin e Ujësjellësit:

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam si ia cove?

Drejtori i UKD: Astrito si je?

Avdylaj: Isha cik te ai në Durrës, me Arbanën dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol cik, me pas listën që ke kundër dhe atë të PD, të gjithë emrat që ke kundër

Drejtori i UKD: I kam nda unë i ke gati komplet, i kam bërë më parë

Astrit Avdylaj: Kur të kesh kohë, duhet me i thirrë që ti tundim nga një cik, o te puna o të na japin votën, o të ikin te shpia

Drejtori i UKD: I kam nda unë, komplet, edhe kush ka qenë në punë

Astrit Avdylaj: Duhet me i qeth me një fjalë, se duhet

Drejtori i UKD: Patjetër

Avdylaj: Mirë pra, na fal

Drejtori i UKD: Ca thu mo burrë, natën…

Përgjimi me vëllanë e deputetit të PS

Pjesë e përgjimeve të publikuara nga Bild është edhe ajo e Astrit Avdylajt me vëllanë e deputetit të PS-së, Ilir Ndranxhin.

Sipas Bild, Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Shijakut i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama përmes Vangjush Dakos, kryebashkiakut të Durrësit, që Ilir Ndraxhi (aktualisht deputet) të vendoset në listën e kandidatëve të të PS në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.

Si dëgjohet në bisedën telefonike, Avdylaj e pyet të vëllain nëse kandidati i mundshëm i PS për deputet ka marrë ndonjë telefonatë nga lart (Rama) për t’u konfirmuar si kandidat i PS. Më tej, Astriti zotohet se ata do punojnë fort që ta surprizojnë “të gjatin” me një rezultat pozitiv 10 me zero.

Përgjimi

Ndranxhi: Tito, të rujt zoti

Avdylaj: Si je, ç’kemi?

Ndranxhi: Mirë

Avdylaj: Ca bohet?

Ndranxhi: Hic o mirë, ja ktu, me cunin, si jeni?

Avdylaj: Asgjë vllai, mirë mo kalojmë vllai, të mora për të pyet a e kanë thirrë gjë, a ndonjë gjë, a akoma?

Ndranxhi: Për ku?

Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje, ndonjë gjë vllait apo jo?

Ndranxhi: Jo mo, ai thotë që do takohen. Ai tha, Juli ka folur dhe do takohen nesër. E mori në telefon mbrëmë dhe i tha do takohen me Ridin, Astritin dhe Julin.

Avdylaj: Po

Ndranxhi: Edhe pastaj do takohen me atë. Po me Gjushin në fakt do takoheshin për punë pune, si nga ana e punës…

Avdylaj: Ehe, ok, ok, ja unë po pres më një fjalë, ja nesër, pasnesër. Ai (Doko) më tha mua . Unë, ne me një fjalë e kena në xhep,  si me thënë a e kupton vllain tat?

Ndranxhi: Po, po,

Avdylaj: Ne po presim, ai më tha mua, deri më 25, ishte edhe Eltoni(Arbana) aty, Eltonin  e vuni, o të 10 o të 11 i tha Eltonit,

Ndranxhi: Arbanës e? Epo mirë

Avdylaj: Unë jam duke punu këtu te lagjja ime, me njerëz, nuk kam dalë në Pazar, po jam tu taku njerëz cdo njeri që ashtu, e kam shumë ashu dhe do të jemi shumë të nderum dhe nga ai sipër që do të na shofi me një kshu, do ti japim një 10 me zero që edhe ai vetë të habitet

 Ndranxhi: Bëji një telefon Julit, mos pini një kafe aty te puna, ti e ke numrin e Julit

Avdylaj: Po e kam, i bëj vetë pa merak

Ndranxhi: Hajt pra, gjithë të mirat

Avdylaj: Ia kalofsh mirë

5 komente në “Përgjimet e tjera të “BILD”, Avdylaj telefonon drejtorin e Ujësjellësit dhe kreun e Bashkisë Shijak: Do takohemi nesër me Dakon, a kupton”

  1. sab says:

    muhabete kafenesh, hahahahah luli me malokun nuk din cte sajojne me

  2. azi says:

    Nuk kuptova gje un….ku ishin leket ketu ….qe u blen votat.Apo jam un qe nuk di ta lexoj …..

  3. Tuku says:

    Ky eshte pergjimi!!!
    Ik o luli pirdhu.

  4. Ardjan says:

    Ja dhe arsyea pse “s’kishte lekë dhe personel të mjaftueshëm” qeveria rama për ref.në drejtësi!!! Deri ku është shtrirë pushteti avdylaj se në durrës dako “korier”paska qënë!!

  5. Flamur says:

    O komentues me pagesë, këto ishin më keq se të paguhen para. Avdylaj i thotë drejtorit të ujësjellësit që ti japë listën e punëtorëve të tij që janë më PD që ti kërcënojë bë mënyrë që të ndryshojnë votën. E kuptoni ju Arturo Ui thotë do i tund, ose votën ose do i nxjerrim nga puna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje