Kryeministri Edi Rama ka vizituar banorët e Floqit, që kanë humbur banesat për shkak të tërmeteve.
Banorët e fshatit Floq prej disa netësh qëndrojnë në çadra dhe ambientet e shkollës të përshtatura për ta, ndërkohë që përballen me një situatë të vështirë. Edhe pse kanë qenë të shumta ndihmat e ofruara për ta nga instancat, fondacionet, bizneset, por edhe nga qytetarët, banorët përballen me një situatë të vështirë, ndërkohë që meraku më i madh për ta mbetet ndërtimi i shtëpive.
Në fshatin Floq, banorët kaluan edhe një natë tjetër në ambientet e shkollës që u përshtatën për ta, por disa qëndruan përsëri në çadra si pasojë e frikës nga tërmetet.
Mesditën e së mërkurës, Kryeministri Edi Rama vizitoi banorët e fshatit Floq, duke u premtuar atyre rindërtimin e shpejtë të shtëpive si edhe dëmshpërblimin e atyre që kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Pasi vizitoi çadrat dhe personat që ndodhen aty, kreu i qeverisë takoi edhe të strehuarit në shkollën e fshatit, duke i garantuar ata për zgjidhjen e problemit dhe qëndrimin në gatishmëri të të gjithë instancave deri në normalizimin e situatës së tyre dhe zgjidhjen e çdo problematike.
Sapo mbërriti në Floq, Rama e nisi vizitën e tij me banorët e çadrave, duke diskutuar me ta për zgjidhjen konkrete që do të jepet për ta brenda verës, ndërsa më tej shkoi për të takuar edhe banorët që këto ditë po i kalojnë te shkolla e fshatit.
“Kemi bërë gati bilancin e dëmeve dhe planin e veprimeve. Brenda verës do ndërtohen dhe në fillim të vjeshtës ju do të jeni në shtëpitë tuaja.
Kjo ishte një e keqe që nuk e ndalonim dot, por që do vijë me të mirën e vet dhe që shtëpitë do jenë më të mira sesa ishin më parë. Do t’ju ndihmojmë edhe për pjesën e orendive”, u premtoi Rama banorëve.
Ndërkohë, nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, tha se tashmë ka përfunduar dhe procesi për evidentimin e dëmeve paraprake në të gjitha zonat e prekura.
EDHE E MIRA NA SOLLI NJE TE KEQE TE MADHE,EDHE PSE I MORE VOTAT TE GJITHA U BERE NJESH ME ATA MIQTE E TU POLITIKE .BILES NA E BERE PRESIDENTEDUKE I THENE VOTUESEVE TE TU MOSE NA E CANI TRAPIN.KETU VENDOS UNA.SKO E LAHU NE DETE PER GJYNAHET QE I KRIJOVE ATIJE POPULLI.
FSHATARET KANE 30 VJET QE JANE TE BRAKTISUR NGA “NJEREZIT E TURPIT ” QE SHKATERRUAN ME GJITHESEJ EKONOMINE E VENDIT , SIDOMOS ATE TE FSHATIT ..!