Nga shkolla e re “Kosova” në njësinë Nr. 2, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,
Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, u bëri thirrje qytetarëve që më 30 qershor të votojnë për NR. 2 dhe për PS, për të vijuar projektet tranformuese për kryeqytetin. Veliaj përshëndeti edhe kandidatin tjetër në këtë garë, Arben Skënderin, teksa kërkoi që gjer më 30 qershor të jetë një fushatë qytetare.
“Pse e kam këtë bluzën me numrin 2? Sepse po kandidojmë për një mandat të dytë për PS-në, për të vazhduar transformimin e Tiranës, dhe se janë dy kandidatë në Tiranë. Nuk është se është pa garë. Dua ta përshëndes kandidatin tjetër. Quhet Arben Skënderi, është i partisë Bindja Demokratike. Kam komunikuar me të, i kam uruar një fushatë të mbarë, një fushatë qytetare”, tha Veliaj.
Kandidati socialist u shpreh se në ndryshim nga ata që gjuajnë me vezë dhe me molotovë, kjo fushatë civile është edhe një mundësi shumë e mirë për të treguar diferencën. Veliaj theksoi se arsyeja e largimit të opozitës është frika nga gara, pasi nuk ka asnjë shans për të fituar në Tiranën që transformohet çdo ditë nga socialistët.
“Ne në dallim nga partia prej së cilës ata u shkëputën, ne nuk i gjuajmë me vezë, as me gurë, as me molotov, as me bojë në ditën e verës me fëmijë rrethuar, kundërshtarëve tanë. Së pari, sepse nuk i konsiderojmë armiq, ne i konsiderojmë njerëz që kanë një bindje tjetër dhe ofrojnë një alternativë tjetër. Unë besoj që bashkë me Arbenin, ai numri 1 në fletën e votimit dhe unë numri 2, do kemi një fushatë civile, do kemi mundësinë tí themi njerëzve si i shohim ne këto punë dhe në fakt do të kemi një mundësi të tregojmë se ku dallojmë ne që garojmë në mënyrë qytetare nga ata që u larguan nga gara, jo për arsye të tjera, por sepse nuk kishin shans të fitonin kurrë në Tiranën që qeveriset nga socialistët dhe transformohet çdo ditë. Asnjë shans”, tha Veliaj.
E ke betonuar si pas ardhesat e tu nga rama edhe tek basha vetem nje rast tek zona e ish NSHRAK ja moret frymen tiranes te pakten bejeni monument kulture Kishen e Shen Perkopit nuk ka nje plan regullues per tirane pa asnje plan metrie
Ligji nuk duhet te lejoje 2 kandidatura te njepasnjeshme, sado mrekullira te beje cilido. Pushteti korrupton.
Tjetri !
Po si mund te dali ne fushate ky nastradin ky komedian qe ben monolog si mund ta nxjeri fytyren aty si mund ta pranoj kete kontidim po ju mero jeni dakort se e pomponi shume per komedi po à e dini se nuk do kete shumic shqipetaresh qe do votojne.
Z Velia jne krahasim me paraardhesin eshte si nata me diten per punet e mira ne kryeqytet dhe duhet falenderuar , por: ekziston edhe nje lagje e re me tetedhjete mije banore lagj13 megjithse me vendim bashkiak e mori kete emertim ne te gjitha dokumentat zyrtare per jashte e brenda ne zyren e gjendjes civile jepen me emertimin” Kashar” qe ne fakt fshati eshte tete km qe ketu ku ne jemi dhe aktualisht eshte fushe Mezes – Yzberisht ……por i thone Astir.
Ketej mban ere rremuje , pa rruge te hapura per makina e kembesore, baltra, pa drite elektrike dhe nje tufe jevgjish qe verdallosen pasores dhjete te dites me fshesa ne dore duke mbledhur plerat e hedhura nga ballkonet e “ajkes se injorances fshatareske” te cilet pertojne te hedhin ato ne kazan.
A ka ndonje burre apo grua qe na perfaqeson ne zyrate bashkise apo eshte “xhungla e Tiranes moderrne “per ku eksploruar nga turistet e jashtem. O z Erjon po pse per budallenj na merr ti more djale? Po kur s’ka te tjere detyrimisht ti do mbetesh.Me mire mbill peme neper Tirane neper rruge hapesira mes pallatesh dhe mos mbill pallate pa fund ne cdo pellembe te saj.” Brezat “e rinj qe do vine duan lule,peme gjelberim ajer te paster….hapesira Pishina, qytete sportive kende lojnash ne cdo lagje .Sepse nuk do hane helm makinash te rrine te liqeni artificial apo te rrezikojne koken nga makinat.
Nje mandat, nje firme nga KLSH pasi te jesh audituar deri ne qindarken e fundit se sa taksa jane vjele, ku kane shkuar edhe se si jane kostot e punimeve/sherbimeve po ashtu edhe cilesia ne krahasim me tregun edhe kaq. Dorezo celsat edhe shendet e suksese ne jete. Ngelet gjithe diten duke inaguruar edhe duke veshur perparese. Karragjoza qe te gjithe.