Referuar raportimeve të “Goal.com”, Manchester City është në bisedime me Juventus mbi një transferim të mundshëm të Cancelo, kundrejt shumës €50 milionë (£44m/$56m). Burime pranë dy klubeve kanë konfirmuar se kuadri i marrëveshjes po qartësohet me City që është përgatitur të shesë brazilianin Danilo.
Nga ana tjetër Juventus ka nisur që tani të shohë për zëvendësuesin e Cancelo dhe ka identifikuar yllin e Tottenham, Kieran Trippier, si dhe mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj si dy alternativat e mundshme.
Edhe vetë Danilo mund të jetë një opsion, teksa edhe në të kaluarën ishte pranë transferimit në Torino, kur u largua nga Real Madrid, përpara se të bashkohej me Manchester City në vitin 2017. Danilo duket i sigurtë se do të largohet nga “Qytetarët”, me drejtuesit e City dhe Juventus që kanë zhvilluar disa takime mbi transferimin e Cancelo.
Vetë mbrojtës i djathtë portugez, Cancelo është optimist për transferimin nga Juve, por bardhezinjtë po sanksionojnë ende shitjen e tij, në kërkim të €50 milionë në këmbim. Edhe vetë City beson se një tarifë në atë nivel është e arsyeshme, ndonëse ende nuk është arritur akordi final.
Cancelo, 25-vjeçar mund të rezultojë blerja e parë e Manchester City në këtë merkato vere, pavarësisht besimit prej kohësh se mesfushori i Atletico Madrid, Rodri do të bashkohet me “Qytetarët” për €70 milionë (£62m/$79m). Futbollisti i përfaqësueses spanjolle ka pranuar publikisht se ka nisur të pendohet, teksa i ka kërkuar Atleticos, për hapësirë dhe durim, për të marrë vendimin.