Buffon largohet nga PSG, por jo nga futbolli: Gati për sfida të reja!

5 Qershor 2019, 18:17Sport TEMA

Aventura e Gigi Buffon tek Paris Saint Germain zgjati vetëm një sezon.

Ish portieri legjendar i skuadrës së Juventusit vendosi për të mos rinovuar kontratën me kampionët e francës.

Një lamtumirë nga Franca, por kjo nuk do të thotë tërheqje nga futbolli sepse Buffon është i vendosur të vazhdojë të luajë, duke pritur oferta të ndryshme nga klubet nga Evropa dhe jo vetëm.

Bufon u shpall kampion në Francë me PSG-në, me 17 ndeshje të luajtura në Ligue 1, ku pësoi 18 gola.

Gianluigi Buffon në rrejtet sociale shkroi:

“Sot, i vjen fundi aventurës sime jashtë Italisë. PSG më propozoi një kontratë rinovimi, të cilën nuk ndihesha gati për ta pranuar, i shtyrë nga dëshira për ta përgatitur veten për përvoja dhe sfida të reja

Dymbëdhjetë muaj më parë – shkruan Buffon – kam ardhur plot entuziazëm, i mirëpritur nga ngrohtësia e pabesueshme e tifozëve, Faleminderit me gjithë zemrën”, shkruan Buffon. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje