Kombëtarja, Kaçe: Ja si e mposhtim Islandën!

5 Qershor 2019, 13:09Sport TEMA

Ergys Kaçe, mesfushori i kombëtares, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me ndeshjet kualifikuese të EURO 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.

“E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër”, u shpreh fillimisht korçari.

Më tej ai foli edhe për ndryshimin e trajnerit, me Rejën që ka zënë vendin e Panuçit pas humbjes me Turqinë. :Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati”, shtoi mesfushori.

Në lidhje me skemën 3-5-2 apo nëse ai do të luajë nga fillimi, Kaçe u shpreh: “Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje