VIDEO: Vardari feston titullin në hendboll me thirrje antishqiptare

4 Qershor 2019, 17:40Sport TEMA

Vardari u shpall kampion i Europës në hendboll dhe rrugët e Shkupit u pushtuan me mijëra tifozë për të festuar këtë titull.

Megjithatë, duket se ata nuk u mjaftuan vetëm me trofeun e sjellë nga skuadra e tyre në Maqedoninë e Veriut, por shkuan edhe më tej, duke lëshuar kore kundër shqiptarëve.

Sipas Komitetit të Helsinkit, gjatë festimeve u dëgjuan shumë kore dhe fyerje raciste nga ana e tifozëve të Vardarit, shumica e të cilave iu drejtuan popullsisë shqiptare që përbëjnë ¼-tën e popullsisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas kësaj organizate joqeveritare, disa prej tifozëve folën për dhomë gazi dhe kërkuan një Maqedoni të pastër.

Tifozët pritën skuadrën e tyre që në momentin kur zbriti në aeroport, e një grup prej 50 personash u dëgjuan të thërrisnin “Një shqiptar i vdekur është një shqiptar i mirë”.

Më pas, gjithçka vijoi me paradën në rrugët e qytetit, ku të pranishëm ishin 10 mijë tifozë. Më herët, Ministria e Brendshme maqedonase u kishte bërë thirrje tifozëve që të mos përdornin sloganë ose kore fyese dhe që nxisin urrejtjen, por ky apel ra në vesh të shurdhët.

Në rrjetet sociale janë postuar video ku dëgjoheshin të tjera kore antishqiptar si “T’ua bëjmë të ditur shqiptarëve të djallit se emri i Maqedonisë nuk do të shuhet kurrë”, një shprehje kjo që i referohet edhe akordit të arritur mes qeverisë vendase dhe asaj greke, për t’i shtuar “e Veriut” emrit të Maqedonisë.

5 komente në “VIDEO: Vardari feston titullin në hendboll me thirrje antishqiptare”

  1. olimpia says:

    Nese tifozat shqiptare do te benin te njejten gje ne Tirane ,BE do te gjente sebepin per te terhequr vemendjen ndaj Shqiperise per te drejtat e minoriteteve pra per 30..40mije greke 3oo0 maqedonas dhe disa qindra te tjere .Nderkohe ne BEOGRAD ,ATHINE ,SHKUP PODGORICE thirrjet histerike antishqiptare jane nje rit i zakoneshem ,por BE nuk di gje …nuk degjon gje .Pak si te cuditesheme keto demokracite e zhvilluara —

  2. Tanaj says:

    Mos te kujtojne keta robqirat bastarde vlleho-jevgo- bullgar se kane harru shqiptaret.

    Ate vend bastard fallco do ta ndajme dhe eshte ceshtje kohe.

  3. Wvx says:

    Pse urrehen kaq shum shqiptaret kudo,kurdoher per çdo gje, gjithanej,prej gjithkujt,madje edhe prej vetvetes mor jahu!?
    Mos jan me t vertet t kqinj !

  4. ZENON BALLA says:

    Shovenistë të mirë, sipas partisë antishqiptare shqiptare BDI.

    Nuk jam në dijeni nëse shkenca e mjekësisë ka arritur të zbulojë ndonjë ilac kundër shovenizmit, por nga përvoja e di se PLUMBI është shumë efektplotë.

  5. Ben says:

    Po këta cpaten? Apo duan qe.te jenë pjesë e Bullgarisë apo Greqise? Tamam barbare is para 13 shekujsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje