Në konferencë për shtyp, në krah të sulmuesit Cikalleshi, ishte mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili gjithashtu e vuri theksin tek atmosfera pozitive e krijuar me pasuesin e Panuccit
Shqipëria e Edy Rejas: Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe më duket shumë mirë çdo gjë deri tani. Atmosfera mes stafit dhe mes lojtarësh ka qenë shumë e mirë, diçka që na ka munguar për një kohë të gjatë.
Problemet e mbrojtjes: Ne si lojtarë në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin dhe pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tonë. Nuk kam një përgjigje, nuk e di pse ka qenë kështu mbrojtja. Ka pasur ndeshje që nuk kemi luajtur mirë në mbrojtje apo në sulm, por janë të gjithë fajtorë dhe shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi.
Forca e grupit: Të luajturit me zemër duke mbrojtur mirë është forca jonë, duke dhënë gjithçka kemi. Trajneri na ka dhënë diçka ekstra dhe do mundohemi t’i zbatojmë detyrat që na jep trajneri.