Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka: Ajo e Serbisë nuk përsëritet më!

4 Qershor 2019, 18:32Sport TEMA

Granit Xhaka më në fund ia ka dalë që të cilësohet lideri i ri i Zvicrës.

Mesfushori me origjinë shqiptare i cili vesh fanellën e përfaqësueses zvicerane, tanimë është zyrtarisht kapiteni i ri i saj pasi Stefan Lihtshtajner duket se nuk do të kthehet më në grumbullim.

Duke qenë në moshën 26-vjeçare, ky rol pritet të zgjatë për disa vite duke e kthyer atë në emrin kryesor të skuadrës helvete.

“Sigurisht nuk është hera e parë për mua, pasi Lihtshtajner nuk luajti as në Ligën e Kombeve. Do të ndjej atë që ndej në çdo ndeshje, shumë nderim dhe krenari. Dhe mund të premtoj se në fushë e jashtë saj do të bëj më të mirën që të përmbush atë që pritet nga një kapiten”, tha Xhaka për Blick”.

Një zgjedhje e cila një vit më parë duket e pamendueshme pas gjestit me shqiponjën në ndeshjen kundër Serbisë në Botëror, ku gjysma e opinionit publik, mes të cilit edhe përfaqësues të federatës zvicerane, mendonin se ai dhe Shaqiri duheshin larguar nga ekipi.

“Si e sheh ndeshjen me Serbinë dhe atë festë me shqiponjë?”, ishte provokimi i gazetës zvicerane. “E shoh si një fitore të rëndësishme me një gol të minutës së fundit dhe një ndeshje nga e cila unë personalisht mësova shumë”, ishte përgjigja diplomatike e Xhakës i cili për të mos rrezikuar shiritin, premton se nuk do të bëjë më të njëjtën gjë.

“Heshta pas asaj ndeshje? Një situatë e tillë nuk do të ndodhë më. Në përgjithësi, do të reagoj më shpejt në të ardhmen nëse ka nevojë për komente apo për korrigjime”, tha Xhaka.

1 komente në “Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka: Ajo e Serbisë nuk përsëritet më!”

  1. ZENON BALLA says:

    Or Granit!
    Ajo që bëtë ti e Shaqa, është histori krenarie.
    Ajo që zhbëtë ti e Xhaka, të shtyrë nga ALBANOFOBIA, nuk është drejtpërdrejt faji juaj, por i shtetit Shqipëri, ta anashkalojmë FEDERATËN….
    Shqiponja jonë u anatemua zyrtarish,t pa fijen e mbështetjes ligjore. Shqipëria shtet, Ministria e saj e Jashtme duhej të reagonte e të denonconte FiFa-në në gjykatën ndërkombëtare… ngaqë tash ka efektin e prejudikatit dhe manifestimi i sajdo të trajtohet si simbol negativ ashtu si KRYQI i NAZIZMIT….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje