Bashkëpunim apo skllavëri? RB Leipzig bën një marrëveshje të çuditshme me Paderborn

4 Qershor 2019, 22:40Sport TEMA

RB Leipzig është ngjitur tashmë në majat e futbollit gjerman, falë mbështetjes së jashtëzakonshme nga pronarët Red Bull dhe një organizimi perfekt në strukturat drejtuese.

Ditën e martë Leipzig është ndarë nga drejtori sportiv Ralf Rangnick, i cili do të kalojë në një post të ri, duke qenë përgjegjës për klubet Red Bull Salzburg, Neë York Red Bulls dhe Red Bull Brazil.

Vendin e tij te Leipzig e ka marrë Markus Krösche, i cili është arkitekti i Paderbornit të sapongjitur bujshëm në Bundesligë. Ky transferim ka zhgënjyer jo pak tifozët e Paderbornit, por ndërkohë ka qenë edhe starti i një bashkëpunimi të çuditshëm, që ka ngritur shumë pikëpyetje mes tifozëve, por edhe në media.

Leipzig dhe Paderborn kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunim sportiv në shumë nivele, diçka pa precedent në futbollin gjerman, mes klubeve të një kategorie.

“Patëm diskutime të frytshme me Paderborn, që nuk u bë pengesë për Markus Krösche. Gjatë negociatave, arritëm një marrëveshje për bashkëpunim sportiv, për skautingun, trajnimet dhe në nivel kormecial. Kemi firmosur një kontratë që duam ta vëmë në jetë”, tha shefi ekzekutiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff.

Ç’do të thotë? Leipzig tani e tutje do të zbulojë dhe edukojë talente nga Amerika deri në Brazil, pastaj më të mirët do t’i huazojë te Paderborn, para se të hedhin hapin e madh për te Leipzig. Nuk është diçka e re, edhe Red Bull Salzburg e bën me FC Liefering, por aty federata austriake nuk lejon që këto dy klube të luajnë në të njëjtën kategori.

Bashkëpunimi, që praktikisht e kthen në klub “rezervë” Paderbornin, ka tërbuar një pjesë të tifozerisë, ndërsa shumë të tjerë janë befasuar dhe nuk e kuptojnë nëse kjo marrëveshje do ketë impakt pozitiv, apo thjesht do e bëjë Paderbornin një klub antipatik për kundërshtarët në Gjermani.

1 komente në “Bashkëpunim apo skllavëri? RB Leipzig bën një marrëveshje të çuditshme me Paderborn”

  1. Dan says:

    Ndoshta Lulin e blen Paderborni dhe qe andej lufton Partizanin me Olsi Ramen.Me nje gure vret dy zogj.O pikaaa pika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje