Islanda-Shqipëri, UEFA cakton arbitra skocezë për të vendosur drejtësinë!

5 Qershor 2019, 18:02Sport TEMA

Bobby Madden do të jetë arbitri që do të vendosë drejtësinë në ndeshjen që Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Isalndës.

Tekniku sokcez është caktuar nga UEFA për të gjykuar këtë përballje që do të zhvillohet më datë mbrëmjen 8 qershorit në Reikjavik.

Madden është një gjyqtar me mjaft eksperiencë pasi mban stemën e FIFA-s dhe në Skoci konsiderohet si një ndër më të mirët.

Asistentë të tij do të jenë  3 gjyqtarë të tjerë skocezë, Douglas Ross dhe David Roome anësorë, si dhe Donald Robertson arbitër i katërt.

Takimi me Islandën është mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë për ecurinë në grup për eleminatoret e kampionatit Europian, që në këtë takim do të drejtohen për herë të parë dhe nga trajneri Italian, Edi Reja.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje